Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Mbledhja e KED, ambasadorët  Kim dhe Soreca “trokasin” te Gjykata Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ambasadori i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca ishin sot paradite në Gjykatën Kushtetuese. Takimi vjen pak kohë para mbledhjes së thirrur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Kjo është mbledhja e parë e KED-së pas largimit të Ardian Dvoranit dhe ka të bëjë me emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadorët kanë kërkuar prej ditësh plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe se pritet të që KED-ja të vihet në lëvizje. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të mblidhet pa kryetarin Adrian Dvorani, të cilin e ka shkarkuar KLGJ. Me largimin e tij, KED drejtohet nga Vitore Tushaj që është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, njëheresh dhe kryetarja në detyrë e këtij institucioni.

Në këtë mbledhje pikat janë :  Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” për sa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky këshill bën me dije se mbledhja e radhës do të organizohet në ambientet e Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilluan sot një takim ku u dakordësuan nevojën për ta kthyer sa më shpejt në funksionale Gjykaten Kushtetuese.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore