Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vdes mjeku i parë nga Covid në Shqipëri

Shënohet viktima e parë nga Covid-19 në radhët e bluzave të bardha. Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi. "Referuar shërbimit infektiv, ai ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID-19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor", thuhet në reagimin e MSH-së. Prof. Arjan Pushi ka pasur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit. Lajmi për vdekjen e doktorit Pushit qarkulloi një ditë më parë në media, pasi kjo u paralajmërua nga kolegu i tij nëpërmjet rrjeteve sociale. Mjeku Bernard Progni me anë të një statusi në rrjetet sociale njoftoi se mjeku Arjan Pushi kishte ndërruar jetë. Ai shkruante se Pushi u dorëzua pas një beteje të gjatë në reanimacionin e Infektivit, ndërsa i shpreh ngushëllime familjarëve. “U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut madho në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë. Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”, shkruan në rrjetet sociale Bernard Progni. Por ky njoftim u hodh poshtë një ditë më parë nga ministria e Shëndetësisë dhe nga vetë ministrja Manastirliu. “Është një informacion i rremë. Na ka ardhur shumë keq. Kemi apeluar për mediat për tu referuar burimeve zyrtare. Të kujdesen që informacionet të dalin nga burimet zyrtare për personat konkret. Është ministria e Shëndetësisë që jep informacione. Ne kemi ruajtur transparencën me përgjegjësi.” tha Manastirliu një natë më parë në emisionin “Open” në Top Channel.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore