Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kotrolle rrufe në fshatrat e Vlorës, 3 në pranga për kultivim droge

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona pas akuzave për kultivim droge. Në kontrollet e bëra në fshatrat Sevaster dhe Dushkarak të Vlorës, policia evidentoi dy raste të tentativës për kultivim dhe janë asgjësuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në pranga kanë rënë tre persona. "Në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia e Vlorës ka evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatrat Sevaster dhe Dushkarak," njofton policia.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në fshatrat Sevaster dhe Dushkarak të Vlorës janë evidentuar dy raste të tentativës për kultivim dhe janë asgjësuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Policia ka arrestuar në flagrancë autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme:

G. L., 29 vjeç, banues në Orikum dhe F. N., 37 vjeç, banues në fshatin Kotë, autorë të tentativës për kultivim në fshatin Sevaster.

A. A., 50 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, autor i tentativës për kultivim në këtë fshat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore