Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Konflikti për diplomat, rektori Koni padit Dhori Kulen

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni në një intervistë për ‘News24’ e ka cilësuar si një bashkëpunim shkeljesh mes Dekanit të FE Dhori Kule, Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe drejtoreshës së QSHA Rezana Vrapi, mosmarrjen e diplomave tek Ekonomiku nga disa studentë të masterit të regjistruar 3 vite më parë.

Koni thotë se ky nuk është vetëm problem i diplomave të Masterit, por edhe të Bachelorit, sepse prej 3 vitesh dekani i FE, Dhori Kule nuk dërgon listat e plota të studentëve të regjistruar ndërkohë që dekanët e tjerë janë të rregullt.

“Nga 2017-2018 dekani i FE nuk përcjell listat për Bachelor dhe Master, edhe pas thirrjeve nga Rektori. Dekanët e tjerë nuk kanë probleme dhe janë korrektë. I jam drejtuar më pas drejtoreshës së QSHA për matrikullimin e studentëve. Letra e QSHA i është përcjellë disa herë Dhori Kules për diplomat e studentëve.

Pse nuk kanë ardhur? Pyesni z.Kule. Duhet t’i përcjellë si detyrim ligjor, që më pas të pajisen me numër matrikullimi. Komunikova para një viti në shkurt, i bëra dhe një letër, pasi dhe kisha komunikuar edhe vazhdimisht me QSHA.

Në këto kushte, unë kam bërë dhe padi penale për Dhori Kulen për këtë problem me matrikullimin. Në muajin, pas informacionit që mora po nga Dhori Kule në korrik të 2019, mora vesh që në maj drejtoresha e QSHA përcolli numrat e matrikullimit nga FE, që është shkelje e rëndë ligjore.

Ministrja tregoi me shkresën e saj që ëshë pjesë e shkeljeve. Ajo nuk mund të japë ultimatume për kompetenca që nuk i ka. Diplomat i ka kompetencë dekani dhe rektori, dhe rektori i ka përgjegjësitë. Ministrja duhet të urdhëronte QSHA-në të revokonte veprimin”, deklaroi Koni.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore