Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

'Ka ndodhur diçka e rëndë'/ Rama: Vizita ime në Kosovë, në funksion të nevojës kombëtare

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur vizitën dyditore në Kosovë si një nëvojë kombëtare. Pas takimeve që zhvilloi me liderët atje, Rama foli në një konferencë për mediat lidhur me akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit për krime luftë.

Kryeministri e ciliësoi edhe njëherë si fletë-rrufë aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale.

“Jam këtu në funksion të një nevojë kombëtare për t’i dhënë një mbështetje të plotë Kosovë dhe të gjithë përfaqësuesve politikë të saj në kushtet kur ka ndodhur diçka e rëndë dhe thëllësisht e padrejtë. Për dy dekada në Kosovë, procesi i dhënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar dhe zhvilluar si një proces i pandashëm nga procesi i shtetndërtimit, pajtimit ndëretnik dhe integrimit europian dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Është krejt e kuptueshme se procesi i vështirë i pajtimit nuk është vetëm ballafaqimi me të kaluarën nëpërmjet drejtësisë, por është çështje e ndërtimit të së ardhmes nëpërmjet politikës. Komunikata, që për mua ishte fletë-rrufë, që ngjante me komunikatat publike përgjatë revolucionit kinez, është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj, përbën një arsye, pavarëisisht nëse publikimi është i rastësishëm apo qëllimshëm në prag të një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë”, tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore