Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Infektohen me koronavirus punonjësit e Shërbimit Epidemiologjik në Durrës

Drejtoria e Shëndetit Publik në qytetin e Durrësit ka pezulluar punën. Mësohet se ka disa punonjës që kanë rezultuar pozitiv në shërbimin epidemiologjik, pjesë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Durrës.

Përveç një laboranteje që rezultoi pozitiv disa ditë më parë, kanë rezultuar pozitiv edhe dy nga punonjëset që marrin tamponët në terren, përfshirë drejtuesin e mjetit të shërbimit epidemiologjik që dërgon punonjësit për gjurmim, marrje tamponësh në terren.

Institucionet e shëndetit ende nuk kanë nxjerrë një njoftim zyrtar se si do të vazhdohet puna në qytetin e Durrësit, në të cilin rastet e reja të infeksionit raportohen çdo ditë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore