Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ekzekutimi i Billës dhe atentati ndaj kushëririt të deputetit të PS, ky është i personi i katërt i arrestuar (EMRI)

Gjekson Pusi është personi i katërt që u arrestuar sot në lidhje me vrasjen e Hekuran Billës tek Komuna e Parisit rreth 2 javë më parë.

Por,  33-vjeçari në momentin që u ndalua nga policia, duhej të qëndronte i izoluar në shtëpi mas masës "arrest shtëpie".

Por pjesëmarrja në vrasjen ndaj Billës nuk është i vetmi atentat mafioz për të cilin dyshohet Pusi. Ai gjithashtu është i dyshuar për atentatin ndaj Fation Harushës, ngjarje e shënuar të hënën në Shkodër.

Gjekson Pusi, me precedentë penalë dhe më herët i cilësuar person me rrezikshmëri të lartë ndodhej në arrest shtëpie që nga tetori i vitit të shkuar pasi u evidentua teksa lëvizte me armë zjarri pa leje me vete.

Edhe pse arsyet ende nuk dihen Pusi sulmoi 30-vjeçarin Fatjon Harusha, kushëri i afërt i deputetit socialist Luan Harusha. I riu arriti t'i shpëtojë sulmit.

33-vjeçari tashmë i arrestuar dyshohet se ka drejtuar automjetin e autorit të vrasjes së Hekuran Billës. Pusi mësohet se është shok i ngushtë i Viktor Markut, i dyshuar si ekzekutori kryesor i 40-vjeçarit Hekuran Billa, të vrarë në 11 qershor në ''Komunën e Parisit'' në kryeqytet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore