Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Duhet ndryshim, jo rotacion karrigesh”/ Basha mesazh nga Golemi: Qeveria është në...

Kryedemokrati Lulzim Basha u takua sot me sipërmarrësit dhe administratorët e hoteleve në Golem. Basha theksoi se ekonomia është në krizën më të thellë në këto tetë vite, ndërsa u shpreh se mesazhi kryesor i tij është që të kthehet vëmendja tek qytetarët.

“Në këto momente duhet dora e shtetit, dora e qeverisë. Por qeveria është në arrati. Ka braktisur sipërmarrjen, nuk ofron asnjë paketë reale. Më shumë së 50% e fuqisë punëtore është e detyruar të qëndrojë në shtëpi. Në këtë klimë nuk ka sipërmarrje që i reziston kësaj situate.

Ku është mbështetja për ekonominë. Tatimet kërcasin si normalisht. Një orë më parë duhet ndryshim, jo thjesht rotacion karrigesh. Zotimi ynë kryesor është ta kthejmë vëmendjen tek njerëzit”,  deklaroi kryedemokrati.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore