Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Detajet/ Sekuestrimi 3.5 tonëve drogë, zbulohen kokat e grupit kriminal (emrat)

Dalin emrat e shqiptarëve që cilësohen si koka e grupit që transportonte droga nga Shqipëria për në Itali që nga vitit 2015.

Në operacionin e organizuar ndërmjet policisë italiane, DIA-s, policisë shqiptare dhe SPAK, ku u arrestuan 37 personave, mes tyre 10 shqiptarë dhe u sekuestruan 3,5 tonë në vlerën e 40 milionë eurove.

Grupi kriminal i cili vepron prej 2015 transportonte drogë nga Vlora dhe Saranda në drejtim të Barit të Italisë.

Sipas News 24  emrat e dy persona që cilësohen se koka të grupit janë  Robert Myftari, Elton Hamza. Myftari, 47 vjeç, ishte në kërkim nga nëntori 2015, pasi tentoi të trafikonte 800 kg kanabis drejt Italisë.

Mësohet se krahas gomones është sekuestruar sekuestruar dhe një sipërfaqe toke, shtatë makina dhe 15 apartamente. Në në kuadër të këtij operacioni nga 37 të kapur policia në dy shtete, 7 persona u arrestuan në Vlorë dhe 3 në Tiranë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore