Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Befason Vuçiç: I gatshëm të takohem me Thaçin nëse...

“Jam gati të takohem me Thaçin, nëse liderët në Prishtinë vendosin të jenë pjesë e delegacionit për bisedimet e ardhshme” deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç për Politiko.

Në versionin e përditësuar të intervistës për portalin e Brukselit, kreu i shtetit serb se dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë, pavarësisht aktakuzës kundër Thaçit. Edhe pse nuk pranoi të komentonte mbi aktpadinë, Vuçiç e artikuloi qartë se e dëshiron të fillojë me ndërmjetësimin e BE-së dialogun e ngecur për më shumë se një vit. Politico kujton se BE ka sinjalizuar që synon t`i japë një shtysë të re dialogut në muajin korrik.

"Ne nuk duam të ndezim edhe më shumë konflikte politike ose fizike mes serbëve dhe shqiptarëve, dhe kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë dhe sigurinë e serbëve në Kosovë," u shpreh Vuçiç.

Ai tha se Beogradi duhet të vazhdojë procesin e dialogut me këdo që pala kosovare zgjedh si përfaqësuesin e saj. "Dialogu duhet të vazhdojë. Përndryshe, çfarë mund të ndodhë? Cila do të ishte perspektiva e të gjithë rajonit?"pyet ai, duke shtuar se përfshirja e Thacit në këtë proces varet nga liderët e Kosovës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore