Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

25-vjeçari me epilepsi u la në burg për drogë, nëna e tij bën apel për ta liruar: Ka shumë sëmundje...

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ishte sot nëna e një 25-vjeçari të dënuar me burg për kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Nëna e Mustafa Salës i bën apel drejtësisë që ta lirojnë djalin e tij, i cili është i dënuar me 4 vite e tetë muaj heqje lirie, pasi është i sëmurë.

25-vjeçari vuan nga epilepsia dhe ka sëmundje të tjera kronike. Gjatë bisedës, nëna e të riut u shpreh se Gjykata e Krujës i dha njëherë liri me kusht pikërisht nga fakti se ishte i sëmurë.

“Doli me liri me kusht, e në momentin që u lirua nga Gjykata e Krujës për një vit e ca ka qëndruar në shtrim spitalor dhe është ndjekur nga shumë mjekë. Jemi munduar që ta dërgojmë në vizita të shumta, me aq mundësi që kemi. Nga ato që na thonë, edhe kur në burg është në gjendje të rëndë e dërgojnë në spital”, rrëfeu nëna.

Kjo e fundit tregon pastaj se Apeli vendosi që 25-vjeçari të rikthehej sërish në burg. “Nuk e kuptuam se pse u mor ky vendim, kur në dosje janë të gjitha sëmundjet që ai ka. Madje herë e dytë kur është bërë arrestimi i tij, ai ka pësuar një krizë epilepsie”, tha ajo duke i bërë edhe njëherë thirrje drejtësisë që t’ia lirojnë të birin e sëmurë.

Ndërsa e pyetur nëse e takon më shpesh se sa është e lejuar, ajo shprehet se jo. “Kam folur vetëm njëherë në skype, por nuk kam çfarë t’i them një djali të sëmurë”, tha me lot në sy. Në fund nëna e 25-vjeçarit shtoi se beson te drejtësia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore