Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Shëndeti

Shenjat që jep trupi dhe si të kuptoni dhimbjet e apandesitit

Në ditët e sotme, sa herë që kemi një dhimbje ose problem shëndetësor, gjëja e parë që bëjmë është të kërkojmë në internet. Një lojë doktorash, që nuk na takon ta luajmë për hir të shëndetit.

Le të marrim shembullin e dhimbjeve të stomakut që shpesh ngatërrohen me ato të apandisitit. Duke qenë se çdo dhimbje është specifike dhe ka padyshim një shkak, interneti nuk mundet të na e tregojë as sqarojë, sepse çdo problem mund të diagonstikohet vetëm nga mjeku.

Çfarë Është Apendiksi

Apendiksi është një organ i vogël në formën e gishtit që ndodhet në anën e poshtme të djathtë të abdomenit. Në moshë të vogël, apendiksi është shumë i dobishëm për sistemin imunitar. Ai ndihmon trupin të luftojë sëmundjet. Me kalimin e moshës, apendiksi resht së funksionuari dhe është i panevojshëm.

Çfarë Është Apandesiti

Apandesiti është një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit. Ky inflamacion shkakton vështirësi në rrjedhën e gjakut. Organi mund të shpërthejë duke e shpërndarë infeksionin në pjesë të tjera të sistemit tretës. Nëse apandesiti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë vdekjeprurës.

Cilat Janë Simptomat e Apandesitit

Apandesiti shfaqet me shumë simptoma, por ato kryesoret janë:

? Dhimbje të forta barku,

? Të vjella dhe të përziera,

? Konstipacion ose diare,

? Fryrje abdominale

? Temperaturë dhe ethe

? Humbje e oreksit

Si Të Kuptoni Nëse Ka Shpërthyer Apendiksi

Për fat të mirë, apendiksi nuk shpërthen pa paralajmërim. Sipas mjekëve, njeriu përballet si fillim me simptomat e mësipërme dhe më kryesorja është dhimbja e mprehtë e barkut përreth kërthizës dhe me drejtim në anën e djathtë të poshtme të barkut. Pra, dhimbja e fortë që shpërndahet në zonën e stomakut është shenja më kryesore. Dhimbja përshkruhet si e padurueshme dhe duket sikur bëhet më e fortë pas çdo lëvizjeje. Kolla apo tështima mund ta përkeqësojnë atë. Nëse mendoni se apendiksi juaj ka shpërthyer ose është shumë pranë shpërthyerjes atëherë duhet të nxitoni menjëherë drejt spitalit./AgroWeb.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore