Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

A ka zëra kundër Ramës në Partinë Socialiste?!

Ajo që ndodhi në Vlorë këto ditë, ku kryetari i Bashkisë Dritan Leli ka shërbyer si një bombë zemërimi e militantëve socialist, nuk është fenomen i izoluar. Edhe pse PS është një organizëm i centralizuar ku nuk ka debate të shpeshta në strukturat e mazhorancës, herë pas here kanë ngritur kokë zhvillime që kanë qenë jo pak shpërthyese brenda mazhorancës.

Sidomos duke pasur parasysh se po shkohet drejt përfundimit të mandatit të dytë dhe oqeani i pakënaqësive është rritur. Në fillim të këtij viti, një situatë e ngjashme u zhvillua në Shkodër, ku pati përplasje të Edi Ramës me deputetët e qarkut, që u përplasën ndërmjet tyre. Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj u kritikuan fort nga Senida Mesi, dhe u desh që Rama ta zhvillonte mbledhjen në Lezhë të zbuste gjakrat.

Lajmet rrjedhin me vështirësi, pasi shumica më e madhe e pakënaqësive nuk lejohen të kanalizohen në takime zyrtare. Por përveç Vlorës e Shkodrës, përplasje të tilla kanë ndodhur edhe në bashkitë e tjera, ku lufta ndërmjet klaneve përvijohet e nxjerr kokën kryesisht kur ka të deleguar nga qendra.

Në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Lushnje, Fier etj, kudo ka një luftë të vërtetë ndërmjet klaneve. Një e tillë u zhvillua para pak muajsh në Peqin ku Taulant Balla urdhëroi arrestimin e përkrahësve të partisë së tij, pasi një drejtues i zgjedhur nga strukturat kundërshtoi emërimin e kreut të Peqinit nga Balla.

Kudo thuajse nuk ka pasur votime, por një proces maocedunian emërimesh me frymë në strukturat lokale. I freskët është edhe rasti i Durrësit, ku situate shpërtheu që pas mos kandidimit të Vangjush Dakos në zgjedhjet lokale, por që klanet e PS sabotuan kryetaren e re Valbona Sako.

Në procesin e zgjedhjes së kreut të PS-së së Durrësit ndodhën fenomene edhe më të çuditshme. Pas tërheqjes së kandidatit më me peshë për kreun e PS-së në Durrës, i cili ishte një konkurrent real, votimet kanë qenë butaforike pasi pati shifra 99% si në kohën e komunizmit.

Për kreun e PS-së Durrës, i përzgjedhur nga Vangjush Dako, votoi kundër vetëm një anëtar partie. Në fakt, atmosfera që pati vëmendjen e duhur, pasi ndodhi tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia më pas, por Brenda PS-së ka pasur një proces jo zgjedhor, por i “larjes së hesapeve” mes klaneve.

Në skandalin e shpërthyer tek disa kryebashkiakë, që u larguan ose i kapte dekriminalizimi, ose se dhanë dorëheqjen, një pjesë e PS-së është munduar të hyjë në politikë duke marrë pjesë në proces, por realisht mundësitë janë kufizuar.

Mbajtja nën kontroll e situatës me sforco, duket se prodhon vetëm efekte shpërthyese siç ndodhi në Vlorë këto ditë me Dritan Lelin, apo në bashkitë e tjera pak kohë më parë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore