Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Ligji i ri/ Sigurimi i automjeteve dhe aksidentet, tarifat e ndryshme: Ja sa bëhen!

Qeveria ka gati projektligjin të ri për sigurimet, i cili shtrëngon edhe më shumë mjetet motorike që të lidhin kontrata për sigurimin e detyrueshëm.

Ligji i ri i paraqitur nga qeveria bën të ditur se nëse një mjet motorik shitet me siguracion të paguar, ai nuk vlen për personin që blen automjetin, por do të duhet të presë një siguracion të ri.

Nga ana tjetër, drafti ndalon kompaninë të ndryshojnë ҫmimin e primit brenda vitit, ndërkohë vendosen afate e tarifave të ndryshme për pagesën e dëmit. Nëse dëmi është nën 300 mijë lekë, atëherë nuk ka nevojë për raport nga policia, por thjesht mund të firmoset një kontratë dypalëshe të personave të përfshirë në kompaninë e sigurimeve. Në shifër më të lartë, duhet raporti policisë.

Në relacionin e ministrisë së Financave, i siguruar nga Gazeta SHQIP përcaktohet se qëllimi është që të ulet koha e shqyrtimit nga ana e policisë dhe kompanive pas aksidentit parashikon detyrimin e pronarëve të mjeteve të transportit publik për lidhjen e kontratës së sigurimit të aksidenteve të pasagjerëve në transportin publik, të drejtën për dëmshpërblim të pasagjerit ose përfituesit, si dhe përgjegjësinë e shoqërisë së sigurimit, rastet e mbulimit dhe minimumin e shumës së siguruar e cila është përcaktuar:

  1. a) 2 000 000 (dy milion) lekë në rast vdekjeje;
  2. b) 4 000 000 (katër milion) lekë në rast paaftësie të përhershme për punë;
  3. c) 1 000 000 (një milion) lekë në rast paaftësie të përkohshme për punë dhe trajtimet mjekësore.

Në nenin 22, është parashikuar përjashtimi nga mbulimi në sigurim. Këto përjashtime janë bërë në përputhje me direktivën evropiane për sigurimin motorik, legjislacionet e vendeve evropiane, si Sllovenia, Kroacia, Serbia, Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë si dhe në funksion të edukimit dhe disiplinimit të drejtuesit të mjeteve motorike që të mos përdorin alkoolin gjatë drejtimit të mjetit, të përdorin rripin e sigurimit si një mjet që të mbron jetën, të mos shkelin rregullat duke tejkaluar normat e shpejtësisë, shkaqe kryesore këto që ndikojnë në aksidentet rrugore.

Në nenin 25t ë projektligjit është përfshirë kufiri minimal i përgjegjësisë si për demin pasuror ashtu dhe për dëmin jopasuror.

Në këtë nen është paparashikuar një rritje e kufirit minimal të përgjegjësisë, si më poshtë:

Kufiri minimal i përgjegjësisë, që mbulohet nga kontrata e sigurimit, sipas pikës 1 të këtij neni, për dëme të shkaktuara në territorin e Republikës së Shqipërisë, është si më poshtë: a) për dëme pasurore dhe jo pasurore, me pasojë vdekjen, dëmtime shëndetësore dhe        përkeqësime të shëndetit, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh të  ardhura nga një ngjarje sigurimi:

  1. i) për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 150 000 000 lekë; ii) për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme 200 000 000 lekë; iii) për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 55 00 000 lekë;
  2. b) për dëme, të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, nga një ngjarje: i) për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 20 000 000 lekë; ii) për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme 20 000 000 lekë;

iii) për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara  15 000 000 lekë.

Në nenet 37 dhe 38 parashikohet Fondi i Garancisë së kartonit jeshil. Byroja është përgjegjëse për të gjitha detyrimet, që rrjedhin nga anëtarësia në sistemin e kartonit jeshil. Shoqëritë e sigurimit, të cilat ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë në sigurimin e detyrueshëm motorik të kartonit jeshil, janë të detyruara të kontribuojnë financiarisht në fondin e kartonit jeshil në përpjesëtim të drejtë me primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik të kartonit jeshil në vitin e fundit paraardhës.

Çdo anëtar i Byrosë i autorizuar për të lëshuar karton jeshil, duhet të depozitojë një garanci bankare pranë një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, në favor të Byrosë, në shumën që përcaktohet nga asambleja e anëtarëve, por jo më të vogël se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) euro.

Në nenin 41 të projektligjit është parashikuar se vlera minimale e Fondit të Kompensimit nuk mund të jetë më e vogël se 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milion) lekë. Kjo vlerë mbahet nga Byroja, si fond garancie në një llogari bankare qëllimore në njërën nga bankat dhe/ose degët e bankave të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe investohet vetëm në bono thesari dhe/ose depozita bankare, me afat maturimi jo më të vogël se 1 vit.

Fondit i Kompensimit administrohet dhe ka për qëllim pagesën e dëmeve ndaj pronës dhe ndaj personit, të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas përcaktimeve në vijim:

  1. a) pagesën e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të pasiguruara,
  2. b) pagesën e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të paidentifikuara,
  3. c) pagesën e dëmshpërblimit ndaj pasagjerit të pasiguruar në rastet kur pronari i një mjeti motorik, shkaktar i dëmit nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjerëve.

Shoqëria e sigurimit nuk ka detyrimin për financimin e Fondit të kompensimit për pjesën e këtij Fondi që lidhet me detyrimet e lindura përpara fillimit të ushtrimit të veprimtarisë së saj.

Kontributet e Fondit do të mbahen nga Byroja në një nga bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, si llogari qëllimore për Fondin e Kompensimit. Kjo llogari do të titullohet “Fondi i Kompensimit” dhe do të shërbejë vetëm për pagesën e dëmeve të Fondit të Kompensimit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore