Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kur të dalë nga arresti shtëpiak, Ronaldinjo do që të luajë për Maradonën

Ronaldinjo, futbollisti legjendar brazilian u arrestua në 5 Mars në Paraguai për tentativën e hyrjes në vend me një pasaportë false së bashku me vëllain dhe menaxherin e tij të biznesit Roberto de Assis.

Të dy ata, kaluan 32 ditë në burg përpara lëshimit në prill. Do të kishin qëndruar deri në gjashtë muaj prapa hekurave, por Ronaldinjo raportohet se pagoi një dorëzani prej 1.3 milion.

Ai arriti madje të fitojë edhe një turne gjashtëpalësh gjatë qëndrimit në burg. Ronaldinjo është vendosur në arrest shtëpie në vendin e Amerikës së Jugut teksa mbetet në pritje të seancës gjyqësore.

Por, pavarësisht gjithë kësaj - dhe duke mos luajtur në nivel profesional që nga 2015 - Ronaldinjo dëshiron të kthehet të luajë futboll. Dhe nëse kjo nuk është dhe aq e bujshme, prisnin lajmin tjetër: dëshiron të  luajë për Diego Maradonën!

Legjenda e Argjentinës është menaxheri i Gimnasia y Esgrima La Plata dhe, sipas raportimeve në Argjentinë, Ronaldinjo po mendon që kur të përfundojë arrestin shtëpiak, të shkojë e të luajë për të. Raportet madje thonë se Maradona është shumë i prirur ta përfshijë Ronaldinhon në skuadrën e tij!

[gallery ids="1086505,1086506,1086504"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore