Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Partizani prish “mallkimin” në “Air Albania”, thyen Laçin dhe marshon drejt Europës

Superliga ka vijuar normalisht këtë fundjavë me Partizanin që ka marrë 3 pikët e plota nga ndeshja me Laçin pasi e mposhti 1-0.

Me këtë fitore të kuqtë hoqën besimin se "Air Albania" ishte ters për ta pas rezultateve negative në këtë stadium.

Goli i Eraldo Çinarit në minutën e 11-të, i siguroi 3 pikë të arta skuadrës së Sormanit, e cila arriti ta menaxhonte mjaft mirë këtë epërsi.

Pavarësisht përpjekjeve, skuadra e Armando Cungut, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Ky ishte triumfi i tretë radhazi për kampionët në fuqi të Superiores të cilët ngjiten në kuotën e 47 pikëve, 2 më pak se kurbinasit, gjë që i ndihmon për synimet në Europë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore