Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Jurgen Klopp la Manchester United për Liverpool-in, arsyeja është bashkëshortja e tij (FOTO)

Jurgen Klopp dhe Liverpool kanë një lidhje kaq të ngushtë sa shumë besojnë se dyshja janë një përshtatje e bërë në parajsë, pasi gjermani i dorëzoi titullin e parë klubit në ligë në 30 vjet.

53-vjeçari karizmatik e ka pasuruar veten në folklorin e Anfield që nga momenti i anëtarësimit në klub në vitin 2015, pas triumfit të sezonit të kaluar në Champions League.

Sidoqoftë, tifozët besnikë të klubit i kanë borxh një falënderim të madh bashkëshortes së heroit të tyre gjerman, Ulla, pa të cilën festimet e mbrëmjes së të enjtes nuk do të bëheshin të mundshme.

Në vitin 2013, Jurgen Klopp, ishte një njeri që kërkohej nga shumë skuadra. Trajneri i ardhshëm kishte tërhequr vëmendjen e klubit më të madh të Evropës falë suksesit të tij në Borussia Dortmund, ku ai dorëzoi dy tituj të Bundesligës dhe një finale të Champions League.

Teksa Manchester United kishte 26 vite që menaxhohej nga Sir Alex Fergurson, klubi ishte në kërkim që të siguronte trajnerin më të mirë në dispozicion që të ndiqte gjurmët e skocezit.

Por gjërat nuk shkuan ashtu siç ishin parashikuar. Dhe e dini se kush ndryshoi rrjedhën e kësaj? Bashkëshortja e Jurgen Klopp, ishte ajo që largoi trajnerin nga bashkimi me United.

?Unë intervistova Klopp për ?Sky? dhe e pyeta nëse ai dhe Liverpool-i ishin krijuar për njëri-tjetrin. Ai më pa dhe më pyeti: ?Pse??. Pastaj Klopp më tha se mund ta merrte përsipër Manchester United, por gruaja e tij nuk ishte dakord?, tha legjenda e Liverpool-it, Phil Thompson për TV2 në Norvegji.

?Kur Liverpool arriti, gruaja e tij tha se kishte të drejtë. Duket se ka diçka të çuditshme. Duket sikur ai është krijuar për Liverpool-in?, shtoi Thompson.

Klopp qëndroi në Dortmund për dy sezone të tjera, përpara se të largohej në verën e vitit 2015. Deri në tetor të këtij viti, vendi për trajner në Liverpool ishte i hapur, dhe u rrëmbye nga gjermani, i cili provoi veten edhe në Angli.

[gallery ids="1086030,1086031,1086032,1081323,1070418,1070417,356028"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore