Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Le të mos e lejojmë Steve Bannon dhe “konservatorët” të legjitimojnë ekstremizmin në Europë

Steve Bannon, ish-këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, fitoi së fundi një betejë ligjore me ministrinë e Kulturës së Italisë për të ngritur një akademi politike të ekstremit të djathtë katolik, një "shkollë të gladiatorëve" sipas fjalëve të tij, në një manastir 800-vjeçar.

Edhe pse ministria italiane tha se do ta apelonte vendimin, tani për tani, akademia po ecën përpara. Benjamin Harnwell, themeluesi i Institutit Dignitatis Humanae, i cili dhe do ta drejtojë këtë këtë akademi nacionaliste, u shpreh në intervistën e tij të fundit se qëllimi i tyre është të formojnë botëkuptimin e udhëheqësve të ardhshëm populist.

Akademia për Perëndimin Judeo-Christian, e cila do të ofrojë kurse politike, filozofie dhe ekonomie (fillimisht në internet dhe me mësues me bazë në SHBA), përfaqëson një sfidë shtesë të ekstremit të djathtë ndaj vlerave liberale dhe përparimtare. Ideja është të ndikohet mbi mendimin konservator në kishë dhe të kundërshtohet qasja pro-emigrantëve e Papa Françeskut, që disa e shohin si me prirje “liberale”. Por qëllimi i Bannon, si duket, është kryesisht të legjitimojë nacionalizmin dhe ksenofobinë, duke i forcuar ato me një filozofi radikale të ekstremit të djathtë.

Mes frymëzuesve të doktrinës së tij janë mendimtarë si Julius Evola. Filozofi italian anti-modern,  autor i librave si "Revolta kundër botës moderne" i botuar në vitet 1930, inkurajon traditën,  radikalizimin, një refuzim të rendit shoqëror dhe demokratik, formën "shpirtërore" të fashizmit (termi I përdorur prej tij) dhe krijimin e një elite të "luftëtarëve" të pastër. Pikëpamjet e tij kanë joshur disa aktivistë europianë dhe amerikanë të ekstremit të djathtë, të cilët aktualisht po kritikojnë vlerat e shoqërive moderne, globalizimin dhe multikulturalizmin.

Duke pasur parasysh këto baza ideologjike, rreziku është që sipërmarrja e re e Bannon mund të legjitimojë më tej fashizmin. Në një intervistë për televizionin publik italian, organizatori i shkollës Harnëell - një admirues i Presidentit amerikan i cili i ka quajtur të dy, Trumpin dhe Bannonin si "gjeni të intuitës”, në mënyrë befasuese pohoi se diktatori fashist italian Benito Mussolini "qeveriste gjithmonë duke gëzuar konsensusin popullor.

“Unë mendoj se ai e shpëtoi Italinë nga komunizmi. Për këtë, duhet konsideruar si shpëtimtar”! , thotë Harnwell".Edhe nëse nuk duhet ta ekzagjerojmë ndikimin e Bannon në Evropë, ka diçka për t'u shqetësuar. Akademia është pjesë e një rrjeti më të madh aktorësh e aktivistësh  politikë anti-të majtë, anti-islamikë, ultra-konservatorë dhe ultra-të krishterë, me shpresën të mbizotërojnë ligjërimin publik në të dy anët e Atlantikut.

Problemi është se shumë prej tyre nuk perceptohen si përshëndetje nga “galaktika” e ekstremit të djathtë. Linjat po zbehen mes disa grupeve fetare dhe politike në Europë dhe SHBA, përfshirë ato mes të djathtës qendrore dhe asaj ekstreme.

Këmbëngulja e politikanëve dhe shkrimtarëve për homogjenitetin etnik ose kulturor, refuzimin e tyre të Islamit, insistimi për rolin qendror të kombeve-shteteve dhe luftën kundër atyre që I perceptojnë si perversitete të epokës moderne, i vendosin që të gjitha në linjë me format e ekstremizmit që kemi vënë re më pare. Sot, realiteti është se nën flamurët e "konservatorizmit kombëtar", "Krishtërimit" ose "traditës", një bandë e larmishme aktivistësh po u japin zë ekstremeve ndërsa shndërrohen në vektorë të një ligjërimi ksenofob dhe nacionalist.

Askush nuk e imagjinonte që 75 vjet pas Ditës D, dita e kapitullimit që shënoi fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe humbjen e fashizmit, urrejtja e ekstremit të djathtë dhe racor do të ishte legjitimuar në opinionin publik. Por kjo baticë e krahut të djathtë nuk do të zhduket shpejt nëse të moderuarit, Kisha dhe media, nuk i ndërpresin plotësisht lidhjet e tyre me idetë ekstremiste - veçanërisht ato që Bannon dhe miqtë e tij po kërkojnë të nxisin në malet e Italisë ose në vende prestigjioze konferencash.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore