Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tensione për vendimet e arbitrit, Bylis shtang Skënderbeun dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës

Bylisi ka shtangur Skënderbeun dhe është skuadra e fundit e kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Ujqërit e Dëborës kaluan në avantazh me Mensah, i cili realizoi në minutën e 34-ët, një gol që iu dedikua të riut Meksi, i cili u dëmtua rëndë pikërisht në sfidën e fundit të luajtur ndaj Bylisit.

Momenti tensioni ka sjellë minuta e 43-të  dhe shkak është kryesori Jorgji, që fillimisht akordon një penallti të paqenë për Bylisin, më pas e anulon atë pas ndërhyrjes në kufje të eprorëve të tij.

Megjithatë Bylisi bëri një lojë të mirë më pas dhe në minutën e 76-të Malçi shtyn në rrjetë topin e Mëllugjës, duke realizuar golin që i çon në gjysmëfinale mallakastriotët.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore