Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Një shqiptar për postin e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut

"Koha për kryeministrin e parë", kjo është motoja e fushatës zgjedhore në Shkup nga partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim. Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut shqiptarët do të kenë mundësinë e zgjedhjes së një kandidati të tyrin për postin e kryeministrit.

Emri i tij është Naser Ziberi dhe prezantua nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti si kandidati i parë shqiptar për Kryeministër të Maqedonisë së Veriut  tubimin e zhvilluar në Prespë së startoi dhe hapje të  fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut

Ahmeti e prezantoi ish-deputetin dhe ish-zëvendëskryeministrin si kandidat që e ka edhe besimin e shoqërisë civile, të botës akademike dhe të autoriteteve publike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspert dhe opinion krijues, por edhe me miq e dashamirë, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit një etnike në Maqedoninë e veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi, i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër, Ziberi, në fjalën e tij, u shpreh u bindur se ka ardhur koha për barazi të plotë të shqiptarëve me të tjerët në Maqedoninë e Veriut.

Image may contain: 2 people, people standing and suit

“Më befasoi thirrja e z. Ali Ahmeti me ftesë për takim në zyrën e tij. Më njoftoi që ishte konsultuar me shumë njerëz të respektuar të shoqërisë civile dhe akademike dhe se emri im ishte ndër të propozuarit si kandidat mbipartiak. Sinqerisht, u befasova dhe natyrisht u ndjeva i vlerësuar. Për të qenë plotësisht i sinqertë, mendova vetë me vete se kjo   jo vetëm që do të ndryshonte jetën time, por ishte gjithashtu një përgjegjësi mjaft e madhe. Një vendim jo i thjeshtë për t’u marrë dhe jo shumë kohë për ta menduar. Por,  çeliku kalitet në zjarr dhe individi vlerësohet për nga vendimet që i merr për të mirën shoqërore përballë rehatisë individuale, andaj dhe thash: Po!” tha ai.

Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit. Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe aktualisht ushtron profesionin e noterit. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore