Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Mbajti peng rrugën Kardhiq-Delvinë, shkarkohet kryetarja e Komisionit të Prokurimit Publik

Përplasjet dhe bllokimi i tenderave i “presin kokën” kryetares së Komisionit të Prokurimit Publik,  Evis Shurdha. Kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin për shkarkimin e drejtoreshë së Tenderave, një vit para mbarimit të mandatit 5-vjeçar.

Vendimi është bërë tashmë publik nga vetë Qeveria në faqen zyrtare kryeministria.al duke hapur garën për zëvendësimin e saj. Afati i fundit të dorëzimit të aplikuesve është 26 qershori. Pra, në këtë pikëpamje ka një procedurë të përshpejtuar nga qeveria në lidhje për përzgjedhjen e pasuesit të Shurdhës.

"Drejtoresha e Tenderave" ishte në postin e lartë të Kryetares së Komisionit të Prokurimit Publik që prej datës 21 shtator 2016 dhe sipas ligjit gëzonte një mandat 5-vjeçar. Pra largimi i saj nga kjo detyrë bëhet një vit përpara mbarimit të mandatit, duke ngritur shumë pikëpyetje për këtë vendim.

Largimi i Shurdhës lidhet edhe me përplasjet e forta që kanë pasur mes institucioneve për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Gazeta SHQIP ka shkruar disa artikuj në lidhje me konfliktin që ka pasur për tenderin e rrugës Delvinë-Kardhiq, ku çështja kishte mbetur prej muajsh në Komisionin e Prokurimeve Publike.

E gjithë historia e konfliktit të rrugës nis në 20 maj të 2019, ku Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për këtë aks rrugor. Gjoka Konstruksion, së bashku me bashkimin e 5 operatorëve (Gjoka&Cobial), fitoi tenderin pasi rezultoi se kishte paraqitur ofertën më të ulët. Por pas tre ditësh, më 20 qershor të vitit 2019, Qato e ARRSH-së merr vendimin e çuditshëm dhe skualifikon të gjithë operatorët, përfshirë edhe bashkimin e operatorëve Gjoka&Cobial. Ajo shpall fitues kompaninë me çmimin më të lartë në diferencë mbi 4 milionë euro, kompaninë “Sulova Ndërtim” (Vëllezërit Hysa), e akuzuar për vjedhje në të kaluarën.

Çështja shkoi si ankimim në zyrat e KPP-së. Prej shtatorit 2020 e deri më sot, kryetarja e Komisionit të Prokurimit Publik, Evis Shurdha e mbajti peng në sirtar këtë dosje, pa dalë me një vendim përfundimtar, një rast i paprecedentë për këtë institucion. Sipas ligjit të prokurimit publik, neni 20, Komisioni i Prokurimit Publik, për shkaqe të ligjshme mund të vonojë vendimin, maksimumi deri në 30 ditë. Ndërkohë kanë kaluar 9 muaj nga shqyrtimi i dosjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore