Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Top Story/ Shenjat e digës së Kalivaçit, si po tentohet të transformohet Vjosa në një liqen

Këtu jemi në Kalivaç. Shenjat e digës duken qartë në dy faqet e malit. Megjithatë, bukuria e natyrës, nuk mund të fshihet nga kjo masakër mjedisore. Kjo perlë e jugut shqiptar, vizitohet pothuajse në çdo muaj të vitit nga turistë të huaj. Dhe janë ata që sot po e mbrojnë.

“Po, sigurisht. Më ka hyrë në zemër, sepse peizazhi është shumë i bukur, lumi është  fantastik. Por jam pak i shqetësuar për të gjitha digat që do të ndërtohen”, Johann Aigner, Sedimentolog

Jemi spostuar pak kilometër më tutje, në Anë Vjosë. Grupi i shkencëtarëve ka nisur punën kërkimore. Temperaturat janë tepër të larta, por pasioni i tyre për të eksploruar Vjosën, është i pashtershëm.

Ata po masin thellësinë e lumit, kordinatat e shtratit dhe shpejtësinë e rrjedhjes. Nëpërmjet këtyre rezultateve, shkenctarët e Universitetit Boku në Vjenë, do të përllogarisim volumin e sedimenteve të imëta dhe të mëdha.

“Po përgatisim matjet me dron. Prandaj, na duhen pika kalimi të shpërndara në të gjithë zonën. Tani kemi dy stacione për të dalluar pikat e ndryshme në zonë, me lartësitë e tyre. Këto pika kalimi na duhen që të kemi një model 3D të kësaj morfologjie shumë komplekse, por natyrale. S’do të ishte e mundur pa pajisjet që kemi këtu për të dalluar thellësinë karakteristike të ujit që kemi këtu në Vjosë”, thotë Chirstoph Hauer, Sedimentolog

Pas një pushimi në drekë, shkencëtarët filmojnë me një dron profesional. Ata do të improvizojnë në 3D, rrjedhjen e lumit Vjosë në digë. Dhe në bazë këtij filmimi, do të pasqyrohet edhe jetëgjatësia e digave mbi këtë lum.

“Hapat e tjerë... Pasi të kemi përgatitur modelin e terrenit, do të përdorim një simulim në kompjuter për të modeluar variablat e shkarkimit dhe të shohim se si  ky habitat kaq i mirë është shpërndarë në variabëlin e shkarkimit. Në fund do të bëjmë një simulim, me digën në fund, për të parë se si e gjitha kjo do të mbushet me ujë e do të shkatërrohet e do të kthehet në një rezervuar, që do të vendoset këtu në fund”, thotë Chirstoph Hauer, Sedimentolog

Ky është simulimi 3D i krijuar nga shkencëtarët austriakë pas studimeve në terren. Aty tregohet se si diga do të përmbysë dhjetëra kilometër katrorë tokë që do kthehen në liqen. Pra, kjo do të thotë shkatërrim i bujqësisë dhe ekosistemit.

“Zona ku ne jemi këtu, flasim për 3 mijë hektarë buke që është vazhdimisht e mbjellë pa përmenduar plantacione ullinj, vreshtari, që janë baza e këtyre banorëve”, thotë Olsi Nika, Eco Albania

Shkencëtarët, kanë konkluduar se ngritja e digave në Vjosë, do të grumbullojë me shpejtësi sedimentet që do ulin në maksimum kapacitetet prodhuese të energjisë. Sipas studimeve parashikohet që në një të ardhme jo të largët, sedimentet të arrijnë nivelin e digës.

“Është e sigurt që sedimentet do të mbushin rezervuarët shumë shpejt. Presim që në këto rezervuare të ndodhë në 20 ose 25 vite. Do të mbulohen plotësisht nga sedimentet. Do të duken siç është këtu tani. Është një problem i njohur. Në të gjithë botën, kompanitë e hidrocentraleve kanë probleme me sedimentet, sidomos në zona ku ka kaq nivel të lartë prodhimi sedimentesh”, thotë Chirstoph Hauer, Sedimentolog

“Ajo që ndodh është që baseni në pjesën e sipërme të digës mbushet me sediment në pikën që diga nuk prodhon më. Kuptohet që filozofia mirëmbajtjes një dige është ajo përgjatë jetës digës duhet kemi mirëmbajtje, hiqet materiali transportohet, për ti shtuar jetën, kjo kërkon investime, mund, kohë... Pas 30 vitesh diga nuk punon më, do kemi një basen të mbushur, deri në pikën e digës, pra nuk prodhon më energji”, thotë Klodian Skrame, Pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë

“Do të ishte hidrocentrali i parë që do të ndërpriste vazhdimësinë  e sedimenteve, dhe do të mblidhte të gjithë ngarkesën e sedimenteve në rezervuar. Nga ana teknike dhe ekonomike, nuk ka shumë kuptim të ndërtosh një hidrocentral aty”, thotë Chirstoph Hauer, Sedimentolog

Pra, shkencëtarët thonë se sedimentet do nxjerrin jashtë funksionit hidrocentralet në Vjosë për një periudhë 30-vjeçare.

Nëse i referohemi kontratave konçesionare, privatët do ta shfrytëzojnë për 35 vite. Kur, veprat energjetike ti dorëzohen shtetit, nga ato nuk ke më se çfarë fitimi të nxjerrësh. Zgjidhja nuk është as pastrimi i sedimenteve pasi kostot janë edhe mëtë larta se vetë ndërtimi i një hidrocentrali.

Nga konkluzionet e studiuesve kuptojmë se privatët do fitojnë deri qindra milionë euro duke shkatërruar mjedisin, ndërsa shqiptarët nuk do të mund të marrin asgjë prapa kur vepra ti kthehet shtetit pasi sedimentet do bllokojnë digën.

Do jemi në një situatë që kemi shkatërruar një prej lumenjve më të veçantë në botë, biodiversitetin, ekoturizmin, bujqësinë.

Pas 35 vitesh mbeten vetëm dy rrugë: e para këto vepra nuk kanë më asnjë vlerë dhe braktisen përfundimisht. E dyta, qytetarët do të paguajnë fatura të kripura në taksa për të rikthyer këto hidrocentrale në prodhim me kosto jashtë çdo logjike financiare.

Përherë janë qytetarët ata që paguajnë ndërkohë oligarkët pasurohen në kurrizin e tyre.

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/2652789714935472/

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore