Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Top Story/ Parlamenti Europian rezolutë për Vjosën: Nuk duhet ndërtuar hidrocentral, kthejeni në Park Kombëtar

Transformimi në Park Kombëtar është kërkuar edhe nga Parlamenti Evropian përmes një rezolute të vitit 2017. Në pikën 32 të raportit theksohet se Raportet e Ndikimit në Mjedis të Hidrocentraleve nuk bëhen sipas parashikimeve ligjore.

Ky konstatim vërtetohet edhe nga Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis, për digat mbi Vjosë. Në raportin e Parlamentit Evropian sugjerohet po ashtu që Vjosa të shpallet Park Kombëtar gjatë gjithë rrjedhës dhe të ndalen projektet e hidrocentraleve.

“Qeveria Shqiptare duhet të pezullojë të gjitha projektet e digave në sistemin lumor të Vjosës, duhet urgjentisht të përgatisin një plan menaxhimi të integruar për basenin e lumit”, Fritz Schiemer, Profesor në Universitetin e Vjenës

“228 shkencëtarë i kanë dërguar letër të hapur Kryeministrit për ti dhënë kohë, 3-4 vjet të mbarojnë studimet, ato tregojnë ia vlen apo jo”, Olsi Nika, Eco Albania

Nëse Vjosa do të shpallej Park Kombëtar, projektet për HEC-e do të mund të rrëzoheshin, por duket se interesat ekonomikë janë të mëdha.

“Është gjithnjë e vështirë, kudo, sepse njerëzit, komunitetet e vogla që nuk kanë shumë, jetojnë nga bujqësia, nga fermat, por kompanisë kanë paratë, miliarda dollarë. Kanë policinë dhe qeverinë në xhep. Por nëse vendasit mblidhen e luftojnë, zakonisht fitojnë”, thotë turisti i huaj.

Peizazhi është mahnitës kudo. Vjosa për banorët e zonës është jeta. Aty sigurojnë, vaditjen për tokat, nga aty varet habitati natyror dhe gjithë zinxhiri ekonomik.

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/2715610195340288/

 

 

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore