Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Fara luledielli dhe fara kungulli për të ulur tensionin e lartë

Fara luledielli dhe fara kungulli për të ulur tensionin e lartë

Hipertensioni mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe vesh kave, goditje në tru dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore. Me miliona njerëz në botë vuajnë nga presioni i lartë i gjakut dhe një përqindje e mirë nuk e kuptojnë, sepse nuk ka simptoma. Mosha juaj, historia familjare, gjinia dhe raca mund t’ju vënë në rrezik, por edhe dieta juaj. Mjekët sugjerojnë që të ndiqni një dietë të pasur me kalium, magnez dhe fibër.

Kështu, mollët, kajsitë, banane, pjeshkat, janë frutat që rekomandojnë ekspertët. Acidet yndyrore Omega-3 po ashtu janë yndyra super të shëndetshme, që trupi juaj duhet të funksionojë siç duhet. Omega-3 mund të ulë presionin e gjakut, zvogëlon inflamacionin dhe ul trigliceridet, shkruan panorama. Ato gjithashtu përmbajnë vitaminë D, e cila ul presionin e gjakut.

Ndaj konsumoni sa më shumë salmon, troftë dhe ton. Shijoni, po ashtu, farërat e pakripura si luledielli, kungulli ose fara të tjera. Ato janë plot me minerale me aftësi për të ulur presionin e gjakut. Sigurohuni që nuk janë të kripura. Bajame, arra, lajthi janë gjithashtu të shëndetshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore