
I mashtroi me ëmbëlsira dhe i futi në shtëpi, burg pedofilit që ngacmoi sekualisht 5-vjeçaren në Berat
48-vjeçari që u arrestua me akuzën e ngacmimit seksual të një fëmije 5-vjeç pak ditë më parë sot është lënë në burg pa afat. Gjyqtarja Kostika Çobanaqi pranoi kërkesën e prokurorit Tasim Puci duke lënë në burg 48-vjeçarin.
I arrestuari Sokol Kapinova e ka gënjyer me ëmbëlsira dhe kumbulla vajzën së bashku me motrën e saj 7-vjeçe, për t'i futur në shtëpinë e tij, ku edhe ka ndodhur ngacmimi seksual.
Ato po luanin në oborrin përpara pallatit, në momentin kur 48-vjeçari i mashtroi dhe më pas i ka futur në shtëpi. Në këtë moment, 7-vjeçarja ka filluar të bërtasë për ndihmë. Ngacmimi seksual ndaj 5-vjeçares ndërkohë është vërtetuar edhe nga analiza mjekësore.
Sokol Kapinova ishte fqinj me familjen e dy vajzave të mitura. Nga banorët e lagjes ai njihej gjithashtu si përdorues i rregullt i alkoolit.
I akuzuari u mbrojt nga një avokat i zgjedhur kryesisht, pasi nuk është në gjendje ekonomike.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Deklarata e fortë e mjekut italian:Tamponi përmban baktere, krijon infeksion, mos e bëni

Kalo: Stop përbaltjes, nëse ka dobësi sistemi shëndetësor faji i ....

Kufizimet për festat e fundvitit/ Dasho: Shqipëria është rast i çuditshëm, situata është jashtë kontrollit
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
