Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dy fjalë për Moikomin...

Ndarja e parakohshme dhe kaq e papritur, nga jeta e Moikomit sikur me imponoi e me nxiti më shumë të shpreh diçka publikisht për këtë figure të shquar.

E kam njohur, qysh në fundvitet ‘60-të kur, kish kaluar veç një vit qe kishim filluar studimet në Universitetin e Tiranës. Ai në fakultetin e Histori –Filologjisë e unë në atë të Inxhinierisë.

Ma prezantoi, për herë të parë, miku dhe shoku ynë i përbashkët Llazar Vero, në atë kohë, student e  shok kursi me Moikomin. “Ladi, njihu me këtë shokun tim , nga Durrësi” më tha. U prezantuam e shtrënguam duart. Pastaj, si pak mënjanë e nen zë, por me seriozitet, Llazari më tha:  Do bëhet “kokë e madhe” ky.

Të them të drejtën, Llazarin e besoja dhe ky llaf me ngeli në mendje për tërë  jetën. Dhe, për hir të së vërtetës, asnjëherë nuk u zhgënjeva nga qëndrimi, nga vepra apo krijimtaria e Moikomit.

Në çdo prezantim të veprave të Tij , spikat origjinaliteti e përmbajtja e thellë filozofike e shkencore. Ai ish një mbrojtës i denjë dhe kontributor i madh në evokimin e historisë dhe mbrojtjes së çështjes tonë Kombëtare.

Por, ai ishte edhe një shok i mirë i gjendur, origjinal e komunikues edhe me shokët e shoqet e tij. Dhe, po aq sa origjinal ishte,  aq ish edhe një njeri kurajoz dhe i hapur në mendimin e tij.

Unë do të kujtoj, vetëm një episod publik që e kam përjetuar nga afer. Ishte  një diskutim e Moikomit në Kongresin e 10-të PPSH-se, ose Kongresi i Parë i PS-së  siç njihet, pasi në këtë Kongres mori edhe emrin e ri PS-ja.

Ishte seanca e dytë apo e tretë e diskutimeve në Kongres dhe,  pas polemikave që shkaktoi diskutimi në seancën e parë i Dritëro Agollit, (i cili, në mënyrë figurative tha, se Partia e Punës është në shtratin e vdekje)s, dhe siç dihet dikush nga sallë e vërshelleu atë  e dikush në shenjë proteste u largua nga Presidiumi). Pra pati reagime, por edhe diskutime të tjera që po ndiqeshin me interes.

Me këtë interes u ndoq edhe diskutimi, i veçantë, do thosha i Moikom Zeqos , i cili në fjalën e tij e vuri theksin kritik, edhe tek ndikimi dhe ndërhyrjet, shpeshherë, me pa të drejtë dhe të dëmshme, të disa prej kuadrove apo figurave drejtuese të Partisë të asaj kohe, në probleme të ndryshme shoqërore dhe ekonomike.

Dhe, kur Moikomi midis të tjerash kritikoi, me emër e mbiemër, edhe të shoqen e ish-udhëheqësit të asaj kohe Enver Hoxhës, për disa ndërhyrje, jashtë kompetencave, salla e mirëpriti dhe e duartrokiti diskutimin e Moikomit.

Moikomi, edhe njëherë si gjithë herë, me thjeshtësinë dhe kurajon e tij solli për shoqërinë, një gjë të re.

Ndaj them se: Vepra e Moikomit do të mbetet për jetë në mendjet e brezave të ardhshëm, të cilët do ta vendosin atë, atje ku veç ata më shumë, e më mirë, dinë ta zgjedhin se, ku e kanë vendin ato vepra dhe krijuesit e atyre veprave.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore