Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Veshje e aksesorë të shtrenjtë, kafe.../ Çfarë nuk u pa sot nga Kuvendi, ja deputeti që i ra 'Lotaria' (FOTO)

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish sot. Si çdo të enjte nuk kishte si t’i shpëtonte “syrit” të publikut edhe parada e të zgjedhurve të qytetarëve.

Sigurisht që as këtë seancë nuk kanë munguar maskat, por një fjalë e panjohur ka qënë “distancimi social”. Deputetët socialist duket se nuk rrinë dot larg kolegëve të tyre, dhe pozojë për foto.

Nga pamjet që ka publikuar fotografi Agim Rama, deputetët hynë njëri pas tjetrit në sallë por gjithmonë konsumojnë një kafe tek biznesi para Kuvendit.

Ndërkohë i vetmuar dhe pa truproja, ndryshe nga kolegët e tij është ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi. Sipas fotografit, ministri është i vetmi që qarkullon pa truproja. Ndërsa deputeti Besnik Troplini, duket se e vlerëson më shumë nga të gjithë faktin që ka pasur mundësinë që të jetë në Kuvend, duke i ndarë me fotografin edhe dy fjalë: Më ra telebingo që të ulem në Kuvend!

[gallery ids="1079439,1079435,1079430,1079438,1079431,1079442,1079432,1079429,1079433,1079440,1079434,1079436,1079437,1079441,1079443"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore