Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Ekskluzive/ Zbulohen emaile-t e BERZH drejtuar Ballukut: Ke parregullsi tek tenderi i hekurudhës!

Ekskluzive/ Zbulohen emaile-t e BERZH drejtuar Ballukut: Ke parregullsi tek

Zbulohen korrespondenca ku bëhet fjalë për abuzimin e ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës që drejtohet nga Belinda Balluku për ?ështjen e hekurudhës Tiranë-Durrës-Aeroporti i Rinasit. Ky projekt shumë i rëndësishëm për infrastrukturën, kostoja totale e të cilit shkon në mbi 90 milionë dollarë, ka rrezikuar të dështojë, pasi BERZH ka kërcënuar se do të tërhiqet nga financimi i hekurudhës, pas parregullsive të ministrisë së Transportit me tenderin. Gazeta “SHQIP” ka arritur të sigurojë letërkëmbimin zyrtar elektronik, të personit përgjegjës të BERZH për projektin e hekurudhës, Rafael Torrente Reche me Bashkim Kasoruhon, i cili është Kreu i Njësisë së përbashkët të projektit të hekurudhës. Bëhet fjalë për 22 prill të këtij viti, pra 2 muaj më parë, ku në këtë email, zyrtari i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, bën të ditur në letër se ky institucion do të tërhiqet nga financimi i projektit, nëse nuk anulohen procedurat e parregullta në tender.

Ndërkaq, ministria e Belinda Ballukut, pasi e ka mbajtur peng gjithë këtë kohë procedurën është tërhequr më në fund për të rinisur procedurat e tenderimit. Emailet, paralajmërimi i fortë i BERZH Në dokumentin sekret të siguruar nga Gazeta “SHQIP”, Rafael Torres Reche, pasi i shpjegon përfaqësuesit të përbashkët të projektit me detaje të gjithë problemet që ka hasur në procedurën e tenderimit të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, lëshon edhe tekstin ku rrezikohet financimi. “Sipas të gjitha informacioneve të ofruara më lart, Banka nuk është në gjendje të pranojë propozimin e komitetit vlerësues, i cili bie ndesh me thelbin e një procesi të shëndoshë të prokurimit publik, si dhe përdorimin e drejtë dhe me kosto efektive të fondeve publike, por edhe me politikat dhe rregullat e prokurimit të BERZH. Banka nuk gjen ndonjë avantazh thelbësor tek anulimi i tenderit dhe ristartimi i tij", thuhet në këtë email. Më pas theksohet se ky ndryshim procedure do të sillte cenim të integritetit të procesit të prokurorimit të nisur. "Por ju lutem vini re se vlefshmëria e listës së dorëzuar Skadoi, sapo pjesëmarrësit e parakualifikuar dorëzuan ofertën e tyre në fazën e pare, që është momenti i saktë kur fillon një proces i prokurimit. Ky veprim do vinte në dyshim integritetin e procesit. Për më tepër, metoda e propozuar e prokurimit nga komiteti i vlerësimit (sistemi me dy nivele) nuk njihet nga PP & R të BERZH-it e në këtë rast prokurimi,  nuk do të kryhej materialisht në përputhje me marrëveshjet e pranuara, procedurat dhe kontrata nuk mund të jetë më e pranueshme për financim nga ana e Bankës sonë”, thuhet më tej në email. Kërcënimi i BERZH për djegien e fondit Pikërisht ky paralajmërim në formë “kërcënimi” të hapur nga BERZH që të mos akordojë 32 milionë dollarët e financimit të një pjese të projektit, ka vënë në alarm Ballukun, e cila më pas ka vënë në lëvizje vartësit për të rregulluar punët me BERZH. Kjo pasi, nëse tërhiqet ky aktor i rëndësishëm financiar, është shumë e vështirë për të gjetur financues të tjerë, që e shikojnë BERZH edhe si instrument sigurie e garancie. Ajo që e tregon se ky dokument ishte paralajmërim për Ballukun, është mënyra e dërgimit të letrës elektronike. Në email, zyrtari i BERZH, vërtetë i drejtohet Bashkim Kasoruhos, shefit të njësisë së përbashkët, por emailin ja dërgon për dijeni edhe Teuta Balilit, shefes së sektorit të PPP-ve në Ministrinë e Energjetikës dhe Infrastrukturës, por edhe zyrtarëve të tjerë të këtij dikasteri: Ervin Duraj, Ira Halilaj dhe Neritan Aleksit. Ndërkaq, një ditë më parë, Drejtori i projektit Kasoruho i dërgon Torres Reche, një email të Teuta Balilit në gjuhën shqipe që më pas është edhe i përkthyer në anglisht, ku Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës bën të ditur se të njoftohet BERZH që tenderi për hekurudhën do të zhvillohet nga e para. “Duke qenë këto çështje thelbësore, sugjerojmë t’i kërkohet BERZH ndryshimi i dokumenteve të tenderit duke rizhvilluar kete faze te tenderit dhe te njoftohen te gjithë  subjektet e para kualifikuara për të dorëzuar propozimet e tyre teknik të fazës së parë të tenderit sipas kërkesave në DST, në datën që do të përcaktohet”, shkruhet në këtë email. Por ndërkohë ka kaluar gati një vit e gjysmë vonesë ku procesi është mbajtur peng vetëm për një tender. 

Ekskluzive/ Zbulohen emaile-t e BERZH drejtuar Ballukut: Ke parregullsi tekEkskluzive/ Zbulohen emaile-t e BERZH drejtuar Ballukut: Ke parregullsi tekEkskluzive/ Zbulohen emaile-t e BERZH drejtuar Ballukut: Ke parregullsi tekEkskluzive/ Zbulohen emaile-t e BERZH drejtuar Ballukut: Ke parregullsi tekEkskluzive/ Zbulohen emaile-t e BERZH drejtuar Ballukut: Ke parregullsi tekEkskluzive/ Zbulohen emaile-t e BERZH drejtuar Ballukut: Ke parregullsi tekEkskluzive/ Zbulohen emaile-t e BERZH drejtuar Ballukut: Ke parregullsi tekEkskluzive/ Zbulohen emaile-t e BERZH drejtuar Ballukut: Ke parregullsi tekEkskluzive/ Zbulohen emaile-t e BERZH drejtuar Ballukut: Ke parregullsi tek

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore