Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shvejkët e rrugëve të Tiranës

Ky qytet vjen erë tradhëti. Pse? Sepse endacakët i vranë shalëhapurat dhe shalëhapurat kanë burra. Të cilët pallojnë një Klitemnestrë që në fakt nuk do njohin kurrë. Ky qytet është mbase i vetmi vend që nuk të ofron asgjë, përveç një loje të madhe bixhozi; apo dhe drekë qoftë, ku e vetmja gjë e sigurt janë fjalët e Nolit: “U ç’mësova të besoj, po mësoj të kuptoj”.

Në fakt, ky qytet më shumë vjen erë mërzi se tradhëti, por mund ende të jetosh si gjashtë shekuj pas Krishtit, në kohën e kryengritjes frënge dhe kjo nuk është arsye e pakët, për mos të ardhur keq. Nuk e di përse po i ndaj në këtë formë ca gjëra që më vijnë dhe zhveshin mendimet dhe për dreq, më kujtohet sërish një tjetër fjali e madhe nga Georges Clemenceau tani, i cili citon gjetkë: “Është shumë më lehtë të bëhet luftë se sa paqe”.

Mbase ky qytet nuk vjen as erë tradhëti, as mërzi. Mbase dhe shalët hapen kot dhe nuk ka asnjë Klitemnestrë rretheqark, sepse në Tiranë po plas lufta në fakt. Në Tiranë vritet paqja çdo ditë nga një major.

Herakliti, kishte të drejtë kur thoshte se duhet t’i besojmë shqisave. Unë, u kam besuar gjithmonë. Zakonisht, mbi kolltuk duke parë tavanin dhe pyetur me sytë përsipër: “- Pse duhet të jesh pjesë e historisë”?

Historia na ka treguar se shumë nga ato që përjetojmë si të natyrshme, nuk do t’i rezistojnë gjykimit të historisë.

Paskësaj më vërshon temporitmi kuriozitetit venave dhe vras pasditen duke u çuar mesazhe dy – tre miqve që arritën t’ia dalin. Që arritën t’i rezistojnë provës së historisë. Por në fakt, ne e dimë se ky kurs nuk mbaron kurrë.

“Ti nuk beson gjëra të tilla”!

Mesazhi parë që nis.

Unë e di, se sikundër milingonat para shiut, personaliteti i personit që më lexon do hapë menjëherë linkun dhe do e kuptojë që nuk e kam me asnjë ushtar që kurrë nuk mund të bëhet pjesë e historisë, sesa me ndonjë major që nuk do të mund të mendoj kurrë se sa mjeshtëri humb duke dashur – padashur ushtarin e tij duke i lënë kështu…poshtë krevatit një koka-kola çdo natë dhe një laptop, të përdorur keq nga ushtari që e fyeu vitin e kaluar dhe pyeti: Se a e kishte derdhur ndonjëherë këtë koka-kolë në vithet e së shoqes?

Kuptohet, paskësaj u përjashtua.

Dua të them se, majori (shefi, drejtori, profesori), nuk mund të ketë kurrë luksin e të hipurit mbi karrocë sikundër filozofët, që u duhej të udhëtonin me kuaj për të bërë kërkime të mëdha e takuar mendimtarë të rinj. Dua të them se ushtari do të ëndërroj çdo natë se një ditë do të të ketë një dyqan elektrik. A nuk është e trishtë?

Dua të them se nëse historisë po i vjen fundi nga zhvillimi teknologjik, dramaticiteti ka një çmim në vitrinën e dyqanit më të shtrenjtë se libri. Se nuk do të ketë ushtri dhe se zhvillim i komunikacionit nuk do të mund kurrë të mbledhë gjithë përvojën njerëzore me anën e një kompjuteri.

Por, ky është tempulli i ditëve tona. Një tempull që shet mashtrime më mirë se pornografia. Ku harabelët bëjnë dashuri me uniformë dhe majorët përbri pemës së zyrës, masturbojnë me kanaçe në dorë, ndërsa paketashitësi poshtë dëgjon se si gugisin kumritë.

“- Ti nuk beson në gjëra të tilla”, vazhdoj me mesazhin tjetër (duke e shitur për poezi). Majorëve nuk u çohet kurrë në telefon diçka e tillë. Me ata nuk duhet folur gjatë. Me majorët flitet sa më shkurt.

TI NUK BESON NË GJËRA TË TILLA, major.

APO JO?

Sepse Heraklitit dhe mua na pëlqen shumë gruaja jote, kur na përjarg me aq ndershmëri emrin tek miqtë e tu që në fakt ti besove se do i rezistonin kohës. Ti nuk beson që asaj i vjen aq keq për rrogën që nuk munda të marr këtë muaj sepse unë nuk e pi koka-kolën dhe nuk e sheh se si ushtarët e tjerë të vjedhin gjithë videot dhe antenat parabolike, ndërsa dashnori fqinjës tënde s’ia doli t’i blinte kurrë 24 trëndafila sat shoqeje teksa i ngrinte dëshirën, si fustanin e ngushtë. Ti duhet të fillosh të besosh. Por ti nuk mundesh dot pasi je shumë i zënë tek parashikon fatin e një vendi që nuk ekziston.

Ti duhet të fillosh të kuptosh tani sepse ne e dimë, që teknologjia jote është asgjë veç një kinezologjie apo ufologjie pa më të voglën shenjë të përvojës.

Ti duhet të shkosh në shtëpi.

Ti duhet t’i blesh gruas një libër me 24 poezi që t’i mbahet fryma kur të lexoj titullin “Dashnorja ime ushtarake”.

Veç kështu, ti edhe mund mbetesh në histori. Por ti nuk mundesh sepse nuk i dëgjove kurrë pëllumbat tek gugisnin atë pasdite kur kuptove që duhet t’i blije veç pak bukë të ngrohtë atij, ushtarit tënd, tek çapitet diku mes të njëjtës Tiranë që je dhe ti.

Ndaj them se Herakliti kishte të drejtë kur thoshte se duhet t’u besojmë shqisave.

Ti, u beson?

Ushtari i mirë Shvejk , po besonte. Por askush nga Miqtë e tij nuk e tha kurrë në fund të historisë, atë që ti do lexosh buzëve tani:

IN NOMINE PATRIS ET FILII ET SPIRITUS SANCTI. AMEN!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore