Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Tronditëse/ Covid 19, numri i të varfërve në botë mund të kapërcejë 1 miliard persona

Dëmi ekonomik, i shkaktuar nga pandemia COVID-19 mund të zhysë në varfëri ekstreme  edhe 400 milionë njerëz sipas një studimi të King’s College London. Në skenarin më të keq, thuhet aty, do të ketë humbje të të ardhurave për frymë në masën  20 për qind dhe numri I atyre që jetojnë  me 1.90 dollare në ditë mund të rritet në më shumë se një miliard.

Për më tepër, 3.7 miliardë njerëz, apo më shumë se gjysma e popullsisë së botës – rrezikojnë rënie të të ardhurave të tyre nën 5.50 dollarë në ditë. “Perspektiva për më të varfërit në botë duket e zymtë nëse qeveritë nuk bëjnë më shumë për ta. Përparimi në zvogëlimin e varfërisë mund të kthehet 20 deri në 30 vjet prapa dhe ta bëjë thjesht një ëndërr qëllimin e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund këtij fenomeni”, tha Andy Sumner, një nga autorët e raportit.

Më të rrezikuarat nga tërmetet ekonomike që shoqërojnë pandeminë, konsiderohen India, Indonezia, Pakistani, Bangladeshi  e Filipinet. Sumner këshillon të veprohet shpejt e të krijohet një komision global mbi varfërinë dhe Covid-19, i cili të identifikojë nivelin e nevojshëm të financimit për të ndihmuar në shmangien e një skenari të tillë si dhe të shihet se cfarë ndihme mund të japin vendet e pasura.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore