Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ronaldo humb penalltinë, por Juventusi kalon në finale!

Juventusi është finalisti i parë i Kupës së Italisë për sezonin 2019-2020. Bardhezinjtë barazuan pa gola ndaj Milanit në Allianz Stadium në gjysmëfinalen e kthimit, por avancuan në finale falë barazimit 1-1 në transfertë në ndeshjen e parë.

Një sfidë në të cilën Juventusi humbi një 11-metërsh ndërkohë që kuqezinjtë në krahun tjetër luajtën për më shumë se 75 minuta përfshirë edhe shtesat me një lojtar më pak në fushë.

Edhe pse luhej pa tifozë dhe ishte ndeshja e parë që riktheu futbollin në Itali pas më shumë se 3 muajsh, sfida nisi me ritëm dhe emocione. Pas çerek ore lojë gjyqtari Orsato i ndihmuar dhe nga sistemi Var akordoi një 11-metërsh në favor të Juves për një prekje me dorë brenda zone të Contit. Penallti të cilën Cristiano Ronaldo e shpërdoroi pasi Donnarumma dhe shtylla i thanë jo golit të yllit portugez.

Vetëm disa sekonda më pas në minutën e 17-të Ante Rebic bëri një ndërhyrje të rënda me taka ndaj Danilos dhe u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Milanin pa sulmues dhe me një lojtar më pak në fushë, shkruan Supersport.

Deri në fund Juventusi ishte më kërkues por edhe Milani pati shanset e veta megjithatë kjo ndeshje e parë në futbollin italian pas pandemisë nuk solli asnjë gol, me bardhezinjtë e Sarrit që shkuan në finalen e Kupës pas dy barazimeve dhe falë një goli të Ronaldos me penallti në fushë kundërshtare.

Milani i Piolit humbi edhe një nga mundësitë më të mira që pati për t?u kualifikuar në Europë për sezonin e ardhshëm, pikërisht Kupën e Italisë, ndërkohë që Juventusi të mërkurën e 17 qershorit do të sfidojë në Romë, fituesen e çiftit Napoli-Inter.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore