Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Turizmi, nisin fluturime me çarter, Klosi dhe Lleshaj pesimistë: Me sy nga Kosova

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë takimit me kryetarët e 61 bashkive dhe 12 prefektët  për përgatitjen e sezonit të ri. Të dy ministrat gjatë fjalës së tyre e kanë pranuar se për shkak të pandemisë së Covid-19 nuk pritet që vijnë shumë turistë të huaj.

Klosi nga ana e tij në diskutimin e mbledhjes së Task-Forcës bëri të ditur se nga e premtja do të ketë nisin fluturimet e para me charter në Shqipëri. “Duke shpresuar se do kemi një sezon të menaxhuar normal 2020, duke ju kërkuar dhe njëherë vëmendje për ato që përmenda dhe detyra të çdo dite që do kalojmë në sezonin turistik ju kërkoj që të jemi shumë aktivë në këtë mbledhje të sotme për të pasur mundësi ne do gremë piketat që të zgjidhim shumë problematika. Ditën e premte fillojnë charter-at e parë, janë shumë pak në krahasim me vitin e kaluar por që janë sinjali i parë që po zgjerohet jeta turistike. Ju kërkoj që ky vit të jetë një vit shumë më tepër i rakorduar dhe i stabilizuar dhe nga pikëpamja e komunikimit”, u shpreh Klosi.

Ministri i Turizmit ndërkohë shprehu shqetësimin se deri më tani në portalin e-Albania ka vetëm 800 aplikime nga 3000 stacione plazhi, nga firma për shfrytëzimit e plazhit, në një kohë kur afati skadon më 15 qershor. Pra ka një numër të ulët të kontratave të plazhit nga ana firmave.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ashtu si kolegu i tij, Klosi, janë shprehur pesimist se 2020 nuk do të jetë viti i artë për thithjen e shumë turistëve të huaj, për të shpresuar ndonjë frymëmarrje të ekonomisë shqiptare që është goditur nga pandemia e koronavirusit. Gjithashtu sipas tij, shpresa e vetme është te turizmi nacionalist.

“Ndoshta nuk do të jetë viti më me shumë turistë tashmë, por më me shumë pushues, duke shpresuar që qytetarë të Kosovës, shqiptarë të Malit të Zi dhe Maqedonisë të kalojnë rrugët. Duhet të jetë viti i ideal i kushteve për ata që duan të vijnë këtu, ndoshta s’do të jetë viti ideal i turizmit. Ruajtja e vijës bregdetare, duhet të mbetet e paprekur nga ndërhyrjet e paligjshme, policia e shtetit dhe IKMT, por edhe bashkitë dhe prefektët e aktorët e tjerë duhet të bëjnë të pamundurën, vija bregdetare duhet të mbetet e paprekur”, theksoi Lleshaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore