Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Nga qepallat me Bashën e bërrylat me Metën: Me kë do të jetë Rama në zgjedhjet e ardhshme?

Ka shqetësuar shumë mbështetësit e PD-së skena që u bë virale ndërmjet Ilir Metës dhe Edi Ramës që takonin bërrylat.

Një gjuhë trupi e cila pati një mbulim të madh në rrjetin mediatik, por që u konsiderua nga mjaft përkrahës të opozitës si devijim i Presidentit nga lufta me Kryeministrin.

Mesazhe të koduara që realisht janë ushqyer nga vetë sektoreet e PR të palëve, e kryesisht nga Rama, i cili i zotëron tashmë të gjitha pushtetet.

Dhe nëse do të analizohen këto sinjale; mbahet mend qepalla e Ramës me Lulzim Bashën pas mesnate kur dolën prek Kuvendit më 17 majin e 2017-s dhe bërrylat me Ilir Metën, nën "bekimin" e Ruçit.

Bërryla, të cilat janë metafora më e rëndësishme e marrëdhënies së Ramës me Metën gjithë këto 20 vjet protagonist në politikë.

Nga ana tjetër, "qepalla" me kreun e PD-së duket se është gjithashtu ekstrakti i realacionit ndërmjet Ramës e Bashës gjatë kohës që është në opozitë.

Kryeministri, ka tentuar gjithnjë që ta izolojë kreun e PD-së nga dy të fortët e opozitës: Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Objektiv që herë ja ka arritur e herë jo, por ajo që është e rëndësishme në këtë aspekt, është se shpesh ky rast ka ndodhur në mënyrë të fshehtë.

Dhe në momentin kur Basha i është kthyer kundër, atëherë Rama është munduar me Metën, si? ndodhi para disa muajsh në mesd të pandemisë, kur dhe u fol për një pakt mes tyre pas një përplasje të gjatë.

Edi Rama duket se këtë fabul do të ndjekë edhe në zgjedhjet e ardhshme, pasi ai e di se kur ka qenë vetëm përballë të gjithëve sin ë 2009 dhe 2011 nuk ka fituar, përkundrazi.

Ndërkaq, në 2013-n kur fitoi thellë ishte në koalicion të madh me Ilir Metën, në 2017-n, kur sapo e bëri Ilir Metën President e xhindosi aq shumë atë, sa kreu i shtetit nisi të akuzonte për grusht shteti.

Por Rama kishte hijen e marrëveshjes me Bashën, me të cilin arriti paktin më të rëndësishëm për kohën ku nuk u bë e mundur asnjë koalicion zgjedhor;pra të gjithë do të dilnin vetëm.

Në vitin 2019 kur opozita e Bashës, por edhe e Metës nisën luftën kundër qeverisë së Edi Ramës, luftë që u bë edhe me zjar e molotov, Edi Rama kishte me vete ndërkombëtarët, të cilët i dolën hapur në krah dhe ai arrit të shpëtojë qeverinë.

Në zgjedhjet e ardhshme, perceptimi se Edi Rama është vetëm përballë një opozite të bashkuar, pavarësisht fuqisë potencale është një tregues, ndaj kryeministri do të vijojë të ushqejë fabulat e pakteve fluide e të fshehta, e që faktikisht i kryen, të cilat sjellin përfitime edhe ekonomike për palët.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore