Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Manastirliu, si e manipuloi një tender!

Në shkurt 2020, Ministria e Shëndetësisë shpalli tenderin e përvitshëm për furnizimin me barna të Sistemit Spitalor, për periudhën 2-vjeçare 2020-2021. Në listën e këtyre barnave ishte edhe grupi i quajtur ?Barna antineoplazike dhe immunomodulatore si dhe gjaku dhe organet formuese të gjakut?. Ky grup ishte i ndarë në disa lote dhe midis tyre ishin edhe lotet si në vijim: Lot: Rituximab 10 mg/ml ? 50 ml (flakon); Lot: Rituximab 10 mg/ml ? 10 ml (flakon); Lot: Transtuzumab 150 mg (flakon)

Prej situatës së Pandemisë COVID-19, në javën e dytë të muajit mars 2020, ky tender u shty nga Ministria e Shëndetësisë. Çuditërisht, në anullimin e tenderit, 3 lotet e mësipërme u hoqën fare nga prokurimi 2 -vjeçar, a thua se për këto barna nuk ka më nevojë Sistemi Spitalor.

Për të ndihmuar publikun, po shpjegojmë se bari ?Rituximab? është emërtimi gjenerik i ?Herceptinës?, aq shumë e nevojshme dhe jetike për kurimin e kancerit të gjirit tek gratë.

Le të vazhdojmë shpjegimin kronologjik të çështjes: më vonë, me zbutjen e situatës së Pandemisë Covid- 19, tenderi i anulluar për prokurimin e barnave për Sistemin Spitalor, u rishpall. Në rishpalljen e tenderit, tashmë ripërfshihen (pas anulimit të ?çuditshëm? që ju bë) edhe barnat e 3 loteve të mësipërme, por që papritmas rezultojnë të jenë të ndara jo më në 3 lote, si në variantin fillestar, por në 6 të tilla, sipas tabelës më poshtë:

 

Tani le t`ju shpjegojmë se si 3 lotet, për të njëjtat barna, siç mund të shihet edhe nga tabela e mësipërme, u shumuan në 6 lote: Për secilin bar gjenerik, tashme është bërë një nënndarje e re, në ?origjinator? dhe ?biosimilar ose origjinator?, ndërkohë që formëdoza mbetet e njëjta. Pra, kështu u dyfishuan lotet, për të njëjtat barna, me të njëjtat formëdoza.

Pse u bë kjo nën ndarje ? për më tepër, me ndikim në të dy vitet e ardhshme?

Po ato barna ?biosimilar? të Rituximab që mund të regjistrohen sipas ligjit në Republikën e Shqipërisë në vjeshtë të v. 2020, pse të mos jenë pjesë e konkurrimit në v. 2021, kur të mbarojë afati i këtij tenderi, për të patur në këtë mënyrë çmime edhe më konkurruese, në mënyrë që me paratë e kursyera nga konkurrenca të kurohen më shumë gra me kancer të gjirit?

Ministria e Shëndetësisë i detyrohet një përgjigje publikut shqiptar, për pyetjet e mësipërme.

Nga tabela zbulohet edhe një fakt tjetër shumë interesant. Sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, çmimi i vendosur në treg per një bar ?gjenerik? (ku përfshihen edhe ?biosimilarët?) nuk mund të jetë më i lartë se 80 % e çmimit të barit ?origjinator?. Po të lexojmë në tabelë, çmimi tavan i ?biosimilarit?, i vendosur nga Ministria e Shëndetësisë, është sa 90 % e ?origjinatorit? përkatës, pra 10 % më shumë, në kundërshtim me ligjin.

Edhe për këtë fakt, Ministria e Shëndetësisë i detyrohet një shpjegim publikut shqiptar. Sa më shumë të analizohet kjo proçedurë prokurimi, aq më shumë zbulohen fakte interesante.

Ja edhe një tjetër: Pas rihapjes së proçedurës së prokurimit, sasitë për barnat në fjalë çuditërisht janë pakësuar dhe afati i dorëzimit të ofertave është shtyrë për në mes të korrikut të vitit 2020.

A thua ndërkohë gratë e sëmura me kancer të gjirit të jenë lënë pa trajtim me këto barna deri në mes të korrikut? Nuk e besojmë! Por, natyrshëm lind pyetja e rradhës: Si është vepruar ndërkohë me këto barna jetike?

Mos vallë nën petkun e emergjencave të Pandemisë kanë ndodhur edhe të tjera blerje ?sekrete?, pra me prokurim të drejtpërdrejtë? Një tjetër pyetje kjo, që kërkon përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë.

Kemi edhe një pyetje tjetër për Ministrinë e Shëndetësisë: Me këtë konceptim të ri që i bënë procedurës së rishpallur, me 6 lote absurde, ndoshta një mendje, më djallëzore akoma, kërkon ta ngatërrojë më tej këtë prcedurë prokurimi të hapur, duke e futur në afate ankimimi dhe riankimi pa fund, dhe për pasojë, automatikisht i gjithë viti ku ndodhemi të mbyllet me prokurime të drejtpërdrejta ku merr pjesë vetëm bari ?origjinator??

Shpresojmë që të mos jetë kjo e fundit!

Ne do të presim reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë çështje kaq të ndjeshme shëndetësore, ku bëhet fjalë për një bar i cili trajton një sëmundje mjaft delikate, siç është kanceri i gjirit tek gratë.

Ndërkohë ne po vijojmë me përllogaritjen e efekteve negative në buxhetin e shtetit si pasojë e mbylljes së qëllimshme të konkurrencës për këtë proçedurë, të cilat mund t`i bëjmë të ditura në shkrimet në vazhdim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore