Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Faktet e reja mbi lobimin mijëra euro për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

Më 28 maj, BIRN zbuloi se qeveria e koalicionit PAN pagoi 168,000 euro një kompanie me qendër në Paris, përkatësisht "Majorelle PR & Events", e cila promovoi një aktivitet  të titulluar "roli i Kosovës" ku shtrohej ?ështja e "modifikimeve territoriale" si një rrugë që ?onte tek një marrëveshje paqeje Kosovë-Serbi.

Dhurata Hoxha, e cila asokohe shërbeu si Ministre për Integrime Evropiane dhe nënshkroi kontratën me Majorelle, e më pas deklaroi se ky është një lajm i rremë, kërcënoi se do të padiste për shpifje për publikimin e këtij lajmi.

Ajo gjithashtu inkurajoi kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, e cila shpërndau artikullin e BIRN në adresën e saj në twitter, se duhet të distancohet publikisht nga ky shkrim.

Sidoqoftë, BIRN ka arritur të kontaktojë me një gazetar dhe një akademik të cilët konfirmojnë se ata ishin ngarkuar të lobojnë nëpërmjet shkrimeve pozitive mbi 'korrigjimin e kufijve' dhe për një shkëmbim të mundshëm të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Jean-Baptiste Chastand, korrespodent i Evropës Qendrore për Le Monde, e mbulon Ballkanin që nga 2015. Ai u kontaktua nga Majorelle PR & Events në 2018 dhe 2019.

Në Shtator 2018, një përfaqësues i Majorelle u përpoq për të siguruar një takim midis Chastand dhe Qendrim Gashit, Ambasadori i Kosovës në Francë, në mënyrë që të diskutojë mbi shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

"Më 13 Shtator 2018, Qendrim Gashi erdhi në Le Monde me një grua nga Majorelle në mënyrë që të flasim për shkëmbimin e territorit," i tha Chastand BIRN të Premten. "Ai thoshte në thelb se [shkëmbimi i territorit] është një ide e mirë për të sjellë paqen, por ai nuk ishte shumë specific në qëndrimet e tij, pasi nuk ishte i qartë se për cilin territor po flisnin."

Sipas Chastand, Gashi ishte i vetmi që fliste në takim dhe përfaqësuesi nga Majorelle heshti. "Ishte di?ka e çuditshme për mua kur mora vesh se Qendrim Gashi më njihte", tha Chastand.

"Ai kishte numrin tim dhe nuk kishte nevojë për Majorelle për të rregulluar takimin me mua. "

Qendrim Gashi u emërua Ambasadori i Kosovës në Francë nga qeveria e koalicionit PDK-LDK në vitin 2016, kur Presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi ishte në detyrën e ministrit të Jashtëm.

Gashi i tha BIRN më 27 maj se ai kishte pasur kontakte me Majorelle PR & Events në mënyrë që "t'i lehtësonte kontaktet me gazetarët". Sidoqoftë, Gashi "kategorikisht" mohoi që ai kishte qenë ndonjëherë i përfshirë në lobim në lidhje me ndryshimet e kufijve.

"Përgjigja është e thjeshtë dhe kategorike: Jo", deklaroi ai në përgjigjen e tij.

BIRN e sfidoi Gashin me informacionin e ri, duke i kërkuar që të konfirmonte nëse ai kishte pasur ndonjëherë një takim me gazetarët e gazetës Le Monde, ku ai bëri presion që shkëmbimi i territorit midis Kosovës dhe Serbisë të shihet në një dritë pozitive.

Ambasadori i Kosovës në Francë nuk arriti të mohojë pretendimin, përgjigjen e tij më 30 maj duke deklaruar se ai nuk ka "asnjë koment tjetër".

Pas takimit të tij me Gashin, Chastand shkroi një histori që raportonte për idenë e një shkëmbimi territoresh, si dhe rrezikun e mundshëm të dhunës nëse kjo ide arrinte, por ai thotë se ai nuk kishte nevojë të citonte ambasadorin në artikull.

"Historia ime për këtë temë ishte gati të botohej pasi unë isha në Kosovë dy javë më parë," tha Chastand, duke shtuar se në Kosovë u takua me Presidentin Thaçi, me të cilin bisedoi të njëjtën gjë si me ambasadorin Gashi.

Sidoqoftë, përshkrimi i Chastand për takimin ngre pikëpyetje serioze në lidhje me sjelljen e Gashit.

Gjyljeta Mushkolaj, ish gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, i tha BIRN se mbrojtja e integritetit territorial të vendit është detyrim për çdo ambasador, edhe nëse ai merr urdhër për të bërë të kundërtën.

"Neni 16 i Kushtetutës së Kosovës nënkupton që, edhe nëse kryeministri ose Presidenti ju kërkon të bëni diçka si lobimi për ndryshimin e kufijve, ambasadori duhet t'i shërbejë vendit, sepse Kushtetuta është mbi çdo autoritet tjetër dhe është detyrë e dikujt ta mbrojë atë" , tha Mushkolaj.

Përveç këtyre detyrave kushtetuese, në nenin 10 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës thuhet se të gjitha misionet diplomatike kanë funksionin e "mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial dhe interesave të tjera të Republikës së Kosovës".

BIRN foli me Behgjet Pacollin, i cili shërbeu si Ministër i Jashtëm në vitin 2018, duke pyetur nëse Gashi kishte thyer  ligjin diplomatic, duke folur në favor të ndryshimeve të kufijve për gazetarët e huaj.

Pacolli tha se ai ua bëri të qartë të gjithë diplomatëve dhe ambasadorëve të Kosovës në të gjithë botën se 'korrigjimi i kufijve' që Thaçi po nxiste, nuk ishte pozicioni zyrtar i Kosovës.

"Pozicioni zyrtar i qeverisë për këtë çështje ishte i qartë, integriteti territorial i Kosovës ishte i panegociueshëm në dialogun me Serbinë", i tha Pacolli BIRN më 29 maj.

Sidoqoftë, përderisa ky mund të ketë qenë qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Kosovës, artikujt që flasin mbi shkëmbimin e territoreve shfaqeshin vazhdimisht në mediat franceze. Në Shtator 2018, Le Figaro publikoi një artikull ku përshkruan gatishmërinë e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vu?i? për të shkëmbyer territore.

Isabelle Lasserre, gazetarja që shkroi këtë histori i tha BIRN se ajo kishte qenë në kontakt me përfaqësuesit  shokë nga Majorelle, të cilët e ndihmuan atë të organizonte një intervistë me Hashim Thaçin. Megjithatë, ajo insistoi që kompania të mos ndikonte në artikullin e saj.

Në "raportin e veprimtarisë" të Majorelle që ia dërgoi Qeverisë së Kosovës më 21 tetor 2018, u cituan artikuj në gazetat franceze, përfshirë Le Figaro dhe Le Journal du Dimanche (i cili gjithashtu publikoi një artikull mbi një marrëveshje paqeje Kosovë-Serbi në Shtator 2018).

"Ne kemi ngritur vetëdije pozitive për dosjen serbo-kosovare në mesin e vendimmarrësve publik francez përmes artikujve të fundit në mediat kryesore si Le Figaro dhe Le Journal du Dimanche, të dy të lexuara nga një publik i gjerë", thuhet në raportin nga Majorelle PR & Events.

Raporti gjithashtu i referohet suksesit të Majorelle në arritjen e zhvillimit të takimeve midis gazetarëve me profil të lartë francez dhe Qendrim Gashit.

"Janë krijuar raportime të shumta midis gazetarëve me ndikim dhe dhe ambasadorit tuaj Qendrim Gashi: Le Monde, Le Point, La Croix, AFP, France Inter", thuhet në raport.

Chastand tha se ai ishte kontaktuar edhe nga Victoria Rey, një përfaqësuese e Majorelle PR & Events në 4 Prill 2019, në mënyrë që të aranzhonte një takim me Dhurata Hoxhën, ish-Ministren e Integrimeve Evropiane.

Sipas Chastand, qëllimi zyrtar i takimit ishte të diskutohej çështja e liberalizimit të vizave, por takimi nuk u zhvillua pasi Chastand nuk iu përgjigj përfaqësuesit të Majorelle.

Gjithashtu një profesori universiteti amerikan ju kërkua të shkruante në mënyrë të favorshme për shkëmbimin e territoreve.

Që nga hetimi i saj i parë, BIRN ka zbuluar se lobimi për të patur një shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ishte i kufizuar vetëm për mediat franceze.

David Phillips, një akademik amerikan, i ka thënë BIRN se atij i është kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi të përgatisë një studim që miraton shkëmbimin e territoreve, në vjeshtën e vitit 2018.

Phillips, i cili është Drejtor i programit për paqen dhe të drejtat në Universitetin Columbia, e ka shkruar për Kosovën që nga viti 1989, nënshkroi një kontratë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës më 28 shkurt 2018.

Kontrata bën të ditur se ai duhet të jepte "këshilla siç kërkohej nga Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme [..] për çështje që lidhen me Kosovën dhe rajonin, përfshirë këshillat në lidhje me Dialogun me Serbinë."

Phillips foli për BIRN më 7 qershor 2020, për dy kërkesave që ai mori nga Thaçi ndërsa ishte duke punuar për MPJ.

"Gjatë vjeshtës së vitit 2018 Hashim Thaçi më kërkoi të përgatisja një material ku të argumentoja se Gjykata Speciale ishte jolegjitime", tha ai.

"Unë nuk pranova".

"Ai gjithashtu më kërkoi të përgatisja një material që të mbështesja shkëmbimin e territoreve", shtoi Phillips. "Unë nuk besoj se ndarja është në interes të Kosovës dhe kurrë nuk do të bëja asgjë që nuk ishte në interes të Kosovës, kështu që unë refuzova".

Phillips detajoi një udhëtim që ai dhe vajzat e tij adoleshente shkuan në Kosovë në Mars 2019, kur familja po përpiqej të ndihmonte Bibliotekën e Mitrovicës përmes fondit të familjes Phillips. Gjatë këtij udhëtimi, Phillips pretendon se Thaçi e akuzoi atë për shitblerje.

"Kanë qenë prezente vajzat e mia binjake 15-vjeçare për të takuar Presidentin Thaçi", shtoi Phillips. "Përpara tyre, ai më akuzoi si i korruptuar.

Ai më pyeti: 'Kush ju ka paguar që të kundërshtuar propozimin tim për të shkëmbimin e territoreve? E di që jeni blerë, nga erdhën paratë"?

"Asnjë sasi parash nuk mund të më bindte të shkel ndërgjegjen time", shtoi Phillips.

BIRN i dërgoi pyetje Presidentit Thaçi duke kërkuar një përgjigje ndaj këtyre pretendimeve,  por nuk mori përgjigje deri në kohën e publikimit.

Shefi i shtabit të Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, tha për BIRN se as ai dhe Pacolli nuk kishin ndonjë njohuri që Presidenti i Kosovës i kishte kërkuar Philips t'i shkruajë këto dy materiale.

Implikimet ligjore

Duke iu përgjigjur hetimit fillestar të BIRN për Majorelle, Tim Judah, i cili mbulon Ballkanin për  The Economist (dhe është gjithashtu kreu i bordit rajonal të BIRN), kritikoi kompanitë  e PR për shfrytëzimin e vendeve të varfëra.

"Unë do të doja t'u bëj një vërejtje të gjithë liderëve të Ballkanit, në të gjitha vitet e mia që mbuloj politikën e rajonit, mund t'ju them se këto kompani të huaja janë krejtësisht të padobishme," tha Judah.

"Ata thajnë paratë dhe nuk prodhojnë asgjë."

Chastand nga Le Monde është në një mendim me Judah.

"Ka shumë agjensi  PR të paguara nga vendet të ndryshme që na kontaktojnë, jo vetëm për Kosovën", i tha ai BIRN.

"Jam dakord me Tim, ata nuk kanë asnjë efekt".

Por Ismet Salihu, një Profesor i së Drejtës Penale në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës beson se këtu ka diçka më të gabuar sesa konsulencat PR që shfrytëzojnë vendet e varfra në Ballkan.

Salihu beson se hetimi fillestar i BIRN mbi Majorelle, në të cilin një ish sekretar i Ministrisë së Integrimit Evropian dëshmon mbi presionin për të nënshkruar një kontratë me firmën PR, potencialisht ekspozon veprën penale të "shpërdorimit të pozitës zyrtare".

"T?i bësh presion një nëpunësi civil për të nënshkruar një kontratë është e dënueshëm ligjërisht, e gjithashtu, kontrata që atij ju bë presion për ta firmosur është katastrofike politikisht ", thotë Salihu.

Ai i referohet raportit Majorelle, i cili thekson se promovoi "rolin e Kosovës"  mbi "modifikimet territoriale",  si një rrugë për një marrëveshje paqeje Kosovë-Serbi.

"Neni 117 i Kodit Penal i cili titullohet 'Tradhtia kundër Shtetit' është i qartë se ata që nënshkruajnë çdo marrëveshje që përfshin 'dhënien e një pjese të territorit të Republikës së Kosovës një shteti tjetër, ose lë pjesë të territorit të Republikës të Kosovës nën sovranitetin e një shteti tjetër, do të dënohet me burgim të paktën 15 vjet ose me burgim të përjetshëm", tha Salihu.

Ai thekson se megjithëse nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje për shkëmbimin e territorit, është e qartë se është bërë një përpjekje për të ribërë kufijtë dhe shkëmbyer territore.

"Ne gjykojmë një vrasje në tentativë pothuajse në të njëjtën mënyrë siç do të gjykonim dikë që kryente një vrasje," shpjegon Salihu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore