Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Konfirmohet në detyrë Prokurori i Apelit në Durrës

KPK ka konfirmuar sot në detyrë, Prokurorin e Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj. Ai ka kaluar me sukses kriteret e vlerësimit.

Komisioni i Pavarur u Kualifikimit tha se nga hetimi i thelluar Dodaj nuk kishte pasur probleme as në kriterin e figurës dhe as në atë të profesionalizmit, por sipas KPK u gjet me mungesë burimesh financiare vetëm për vitin 2008.

Relatorja tha se atij i mungonin në analizën financiare të këtij viti një shumë prej 358 mijë lekësh. Në fjalën e tij prokurori tha se ishin llogaritur gabim shpenzimet në vitin 2007 dhe argumentoi se nëse uleshin ato shpenzime llogaritë e tij familjare balancoheshin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore