Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Rama në mes të dy opozitave, nga kush duhet të trembet?!

Pas firmosjes së marrëveshjes për hyrjen e opozitës së Lulzim Bashës në sistemin politik, mjaft qarqe pranë kreut të opozitës nisën këngët e fitores, e shkruan se tashmë triumfi është aritur dhe Lulzim Basha e ka të shtruar rrugën për të ardhur në pushtet.

Ka një entuziazëm të shtuar, që ndoshta është i arsyetueshëm për shkak të zhbllokimit nga nje ankth dyvje?arikjeje në klandestinitet politik, por rruga për Lulzim Bashën, apo edhe për pjesën tjetër të politikës, pra mazhorancën, nuk është aspak e shtruar, madje malore.

Kjo pasi impasi që krijoi Lulzim Basha me braktisjen e tij, ka krijuar një realitet të ri politik, i cili jo vetëm që nuk mund të shmanget apo injorohet, por përbën realisht një faktor potencial politik.

Bëhet fjalë natyrisht për opozitën parlamentare të Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit. Kjo opozitë ka dy asete të rëndësishme në dorën e saj, që nëse di t?i përdorë, mund të fitojë pikë, por edhe mund të shërbejë për publikun që nuk e ndjen veten tek elita politike tradicionale.

Opozita e re, apo opozita parlamentare ishte ajo që shpëtoi sistemin shqiptar nga impasi dhe kaosi dhe siguroi një vijim normal(sa mund të quhet) të institucionit bazik të vendit si? është Parlamenti. Pra siguroi vijimësinë institiucionale.

Nga ana tjetër kjo opozitë ka një instrument shumë të fortë në dorën e saj; ?ka janë 39 vota parlamentare, të domosdoshme për të kaluar ?do reformë të rëndësishme në Kuvend. Duke nisur nga reforma zgjedhore.

Me zë të lartë, përfaqësuesit e këtij grupimi politik bëri të ditur se nuk do ta votojë marrëveshjen e arritur nga PS-PD-LSI në këshillin politik pa hapur sistemin zgjedhor dhe pa depolitizuar komisionet e zgjedhjeve.

Edi Rama, që në një kohë të gjatë e përdori këtë opozitë pasi i shpëtoi realisht lëkurën pas djegies së mandateve, por më pas nisi qësendisjen në Kuvend duke shfrytëzuar pikat e dobëta të disa deputetëve butaforikë, mund të dështojë keqas nëse grupimi i Murrizit e rrëzon marrëveshjen zgjedhore të firmosur me insistimin e SHBA-BE.

Nëse ndodh kjo, vendi kthehet në parapolitikë dhe fuqinë nuk e kanë më institucionet, por rruga dhe tryeza e partive, ?ka mund të sjellë zhvillime të paparashikueshme.

Edi Rama preferoi më mirë të bëjë marrëveshje me Lulzim Bashën, në mënyrë që duke i shpëtuar lëkurën këtij të fundit, ta fusë në zgjedhje, që të mbyllë mandatin, por edhe të kërkojë një të tretë.

Por nëse e bën këtë duke lënë pas dore kërkesat e grupit të Murrizit e Hajdarit, mund të gjendet mes dy zjarreve politike, ku nuk do të ketë më argumente që sulmojnë qeverinë por nga ana tjetër telendisin "Bashën e paaftë për të ardhur në pushtet".

Por do të gjendet në breshërinë e sulmeve nga të gjitha anët. Ndërkaq, Lulzim Basha, i cili ka rritur entuziazmin por edhe shtruar strategjinë për tu hequr si një lider njerëzor e konstruktiv, sipas gjasave nuk do të mund të arrijë atë që kërkon; një frymë mbizotëruese për ndryshim nëse nuk nis me opozitën e re që i shpëtoi lëkurën edhe atij, pasi la një shteg negociimi në Parlament, një dialog politik për të ribashkuar opozitën shqiptare.

Që nga Murrizi, Hajdari, apo edhe Astrit Patozi, madje edhe element qesharakë në mesin e opozitës parlamentare, janë elementë që protagonizmin e fituan si pasojë e gabimeve të Lulzim Bashës dhe natyrisht LSI-së së Kryemadhit, duket me frymëzimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Nëse njerëzit e Bashës do të vazhdojnë ta qesëndisin opozitën parlamentare, pa e quajtur pjesë e së djathtës, hendeku që thellohet vetëm ndalon mundësinë e PD-së për të ardhur në pushtet.

Nga ana tjetër, 39 votat me të cilat Murrizi i rezistoi edhe ambasadores amerikane, janë një kërcënim në radhë të parë për Edi Ramën, nëse kreu i mazhorancës nuk do të hapë diskutimin real me ata që kanë në dorë instrumentet realë të demokracisë; votat e Parlamentit.

Përpos të gjithave, opozita parlamentare, edhe pse ka dhënë shfaqe jo të vogla diletantizmi dhe grotesku, ajo në përgjithësi nuk e ktheu Kuvendin në skenë sherresh permanente si? ndodhi me opozitën e Bashës e Berishës për 4 vjet ?do të enjte seancash.

Në fund të fundit, opozita e re nuk ka se ?farë humbet; pasi nuk i zgjedh kush nga PD qyl, nëse e ?on deri në fund betejën e saj vetëm mund të faktorizohet edhe më fuqishëm, ndërkohë nga ana tjetër mund të finalizojë një product që përkrahet në publik si? janë listat e hapura apo depolitizimi i Komisionerëve zgjedhorë?

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore