Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tare: Zëvendësuesi i Milinkoviç-Saviç? Më mirë do vrisja veten se ta thosha

Në sezonin e ardhshëm, tifozët e Lazio-s nuk do ta shikojnë Sergej Milinkoviç-Saviç me fanellën bardhekaltër. Këtë e ka pranuar drejtori sportiv i klubit lacial, Igli Tare.

Sipas mediave italiane, Paris Saint Germain po këmbëngul për 25 vjeçarin.

Këtë e ka pranuar indirekt edhe Tare që tha se tashmë e ka në kokë emrin e futbollistit që do ta zëvendësojë Saviçin.

“Mendoj, eksperienca më ka mësuar koha dhe durimi duhet të jenë për të ndërtuar një projekt të fortë. Historia ka treguar se disa lojtarë kanë ardhur jo me pritshmëri, ndërsa më pas janë bërë të rëndësishëm”, tha Tare.

Kur u pyet për transferimin e mundshëm të Milinkovic-Savic te PSG, Tare u përgjigj: “Kam lojtarin në mendje, por s’do ta them emrin e tij. Më parë do ta vrisja veten”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore