Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Situatë jashtë kontrolli?! Maqedonia mendon rikthimin e masave të izolimit, ja rastet me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 727 teste të realizuara, 89 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 35 raste janë regjistruar në Shkup, 12 në Kumanovë, 27 në Shtip, 1 në Prilep, 7 në Tetovë, 1 në Gostivar, 1 në Strumicë, 4 në Koçani, dhe 1 në Sveti Nikollë.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 2 pacientë të shëruar, 12 pacientë janë regjistruar në Prilep dhe 3 në Veles.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit 7 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy nga Tetova dhe një nga Struga.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2315 persona me koronavirus, prej të cilëve 1.569 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 140 pacientë. Për momentin në Maqedoni janë 606 raste aktive me koronavirusin e ri.

Maqedonia po mendon të rikthejë izolimin për pjesën më të madhe, për shkak të numrit në rritje të të prekurve dhe një situate që po del jashtë kontrollit, ose më saktë parashikimit të autoriteteve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore