Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Rihapen palestrat në vend, stërvitja me protokoll sigurie dhe distancim social (fotot)

Duke respektuar protokollet e sigurisë të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, janë hapur ditën e sotme për të gjithë frekuentuesit palestrat.

Shqiptarët qëndruan për gati 3 muaj larg palestrave, e në pjesën më të madhe të mbyllur në shtëpi, e kjo ka bërë që shumë persona e kanë tepruar me sasinë e ushqimit, e kanë shtuar në peshë. Gjithashtu mbyllja e palestrave qe një humbje e madhe edhe për frekuentuesit e rregullt, të cilët e kanë ushtrimin fizik pjesë të rëndësishme të jetës së tyre.

Ndryshe nga më parë, tani klientët kur futen në palestër, duhet që të ruajnë distancimin nga njëri-tjetri, ambienti do të dezinfektohet vazhdimisht, sipas rekomandimeve nga MSH.

Problem do jetë përdorimi i dysheve, ndërsa rekomandohet që të evitohen sa më shumë të jetë e mundur.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="1066092,1066093,1066094,1066095,1066096,1066097,1066098,1066099"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore