Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Reforma zgjedhore/ Tre ambasadorët mbërrijnë në zyrën e Bashës

Ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe po zhvillojnë një takim në selinë blu me Lulzim Bashën.

Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman po tentojnë që të bindin kryedemokratin për gjetjen e konsensusit për miratimin e reformës.

Mbrëmjen e djeshme, pas rreth 4 orësh, Këshilli Politik nuk ia doli që të gjente gjuhën e përbashkët. Ka qenë përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri i cili në përfundim të mbledhjes, tha se ishte gati drafti përfundimtar, por propozimet në minutat e fundit të opozitës ndikuan që të mos arrihej një konsensus.

Ai theksoi se qeveria ka rënë dakord me shumë pika të opozitës, edhe ato që i cilëson si "kushte", por pavarësisht kësaj, sipas tij "ato nuk hoqën dorë nga kërkesat absurde".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore