Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Pabarazia që nxorri në pah koronavirusi, rrezikon të bëhet edhe më keq!

Teksa në Britani ka nisur të nisur bjerë pluhuri i karantinës që po hiqet ngadalë, dhe pamja po bëhet më e qartë, një frikë e re duhet të marrë formë. Ne hymë në pandemi si një shoqëri ndjeshem e pabarabartë dhe do ta lëmë atë me pabarazi më të mprehta e të shumëfishuara, shkruan Nesrine Malik për the Guardian. Kjo është një pandemi që bëhet nga dy gjysma. Nëse tek e para pamë linjat tektonike që na ndajnë, tek e dyta carjet do të hapen. Tërmeti fillestar nisi të lëkundte terrenin politik javën e kaluar - me një qeveri që e hapi rrugën e saj drejt nivelit të dytë më të lartë të vdekjeve në botë në sytë e përhumbur të një publiku te cilin nuk arriti ta mbrojë, thote Malik.

Ndasitë po bëhen më të dukshme cdo javë që kalon. Tashmë forca e punës është ndarë mes atyre që mund të punojnë nga shtëpia dhe atyre që duhet të dalin jashtë dhe të jenë në vijën e parë të eksperimentimit me lehtësimin e masave izoluese; mes atyre që vazhdojnë të shijojnë pushimet e zgjatura dhe atyre nuk ia lejojnë dot këtë vetes, sepse nuk e përballojnë dhe sepse paguhen për punë fizike - një shtëpi e pastër, një ditë në një kantier ndërtimi, një vakt i ngrohtë i dorëzuar në derën tuaj.

Ka punëtorë që kanë kontrata zyrtare të cilat e trajtojnë punën e tyre si një shërbim të kryer nga një qenie njerëzore, i cili ka të drejtën e paralajmërimit, dëmshpërblimit e mbrojtjes nga abuzimi. Dhe ka nga ata që nuk kanë kurrfare mburoje nga tekat e shefave për të diktuar trajtimin dhe fatin e tyre. Teksa kafshimet e parashikuara të recesionit dhe papunësia rriten, tabloja paraqitet e zymtë vecanërisht për punëtorët pa dokumente. Por edhe grupin më të madh të emigrantëve, statusi ligjor dhe zyrtar nuk e mbron nga prapaskenat e pandemisë.

Të mësuar të paguajnë shumë për vizat e tyre, lejet e qëndrimit dhe qasjen në NHS, ata kanë kontribuar ndër vite me taksa e tarifat, e megjithate, ende nuk i lejohet aksesi në fondet publike. Për ta, nuk ka rrjetë sigurie. Edhe në SHBA, sic vëren opinionist Stephen Khan, pasuria e ndarë në mënyrë të pabarabartë, evidentohet më shumë me këtë krizë.

"20% e pasanikëve amerikanë kanë 90% të tortës. 20 përqindëshi i më të varfërve, janë 6,000 dollarë në borxh", thekson ai. Pabarazia e pasurisë do të thotë se koronavirusi mund të përbëjë një rrezik për disa, por ai është një kërcënim i dyfishtë per të tjerët.

Siç raporton Rezerva Federale, 40% e amerikanëve nuk mbulojnë dot as një shpenzim emergjent prej 400 dollarësh, vazhdon Khan. Nivelet më të larta të humbjes së vendeve të punës në Amerikë nga koronavirusai sipas tij janë regjistruar në mesin e amerikanëve të varfër. Një sondazh i ri tregon se kjo situatë mund të tërheqë 21 milion njerëz nën kufirin e varfërisë duke i hequr mundësinë që të ushqejnë familjet e tyre.

"Recesioni nuk është piknik", thotë Bloomberg. " Një krizë financiare hap plagë që zgjasin për të paktën një dekadë, ndërsa një pandemi thur një tjetër lloj kaosi". Pas murtajës, apo Vdekjes së Zezë që pllakosi shoqërite mesjetare dhe 75 milionë vdekjeve që mbolli ajo, pronarët e kamur të tokave në Europë e gjetën veten ngushtë për njerëz që të punon fushat e mbetura djerrë, e kështu, pagat u rritën.

E kundërta ndodhi me Recesionin e Madh të 2008-tës, që pati pak a shumë efektin e kundërt. Pabarazia u rrit atëherë në nivele të papara që prej pjesës së parë të shekullit të kaluar; elitat u pasuruan, bankat qendrore pompuan triliona dollarë si stimuj monetarë, dhe ajo që pasoi, ishte ndoshta dekada më e mirë ne historinë e superpasanikëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore