Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Nëna e 15 vjeçarit të dhunuar nga policia tregon përballjen me policët: Djali jot e ka gjuhën shumë të gjatë

Djali i saj 15 vjeçar u dhunua nga policia pasi kishte dalë për xhiro me biçikletë me shokët. E ëma, Zaida Çobo  ka treguar debatin në komisariat me policin që ushtroi dhunën barbare ndaj të miturit.

E ftuar në “360 grasë”, Çobo shprehet se polici i kishte thënë se djali kishte gjuhën shumë të gjatë. Më tej ai aktorja tregon, se shefi i komisariatit i kishte kërkuar falje në emër të kolegëve.

Zaida sqaron, se në momentin që shkoi në komisariat, nuk e kishte parë videon.

Zaida-Keni shoqëruar dy fëmije

Efektivi -Polici që ka dhunuar djalin, une nuk dija gje, djali jot e ka gjuhen shumë të gjatë, do të pres dhe letrat. Ka kundërshtuar urdhërin e policisë.

Zaida -Keni marrë dy fëmijë 15 vjecare

Shefi i komisariatit - Po të kërkoj ndjese per kolegët e mi

Ajo u shpreh se djali i saj është dhunuar pasi nuk ka dashur që të lërë biçikletën e cila ishte e shokut.

Çobo: Djali më mori leje për të dalë me biçikletë për të takuar një shok. E kishin lënë te Piramida dhe pasi mori leje doli. Takoi shokun dhe donte të ktheheshin në shtëpi, por shoqëruan shokun në shtëpi që e ka nga liqeni.

Pastaj e ndalon policia dhe i thotë që nuk duhet të kalosh këtej. Ky i thotë të lutem të kaloj se nuk e di rrugën të kthehem pas. Nuk është se i njeh mirë rrugët e Tiranës. I thotë polici më jep kartën ID, ndërsa ai i thotë se është 15 vjeç dhe nuk ka. Normalisht polici nuk e beson, dhe i thotë se do ta ndalojnë. Im bir e pyet pse po e ndalon. Në momentin që fëmija bën rezistencë, polici kërkon forcat e tjera. Dhe thërritet patrulla.

Në momentin që erdhën forcat, djali ishte mbi biçikletë dhe nuk donte ta jepte se ishte një shoku dhe kishte frikë se do t’ia mbante policia biçikletën duke dëgjuar edhe gjithë këto lajme në karantinë, jo bllokonin motorë, e biçikleta.

Në momentin që ai nuk ka pranuar të zbresë nga biçikleta është ushtruar dhunë. Rreth orë 17:10 e marr djalin që të vinte në shtëpi të hante bukë. I them ku je se kam gatuar gjëra të mira. Ky me zë të mekur më thotë se është në polici. I them më jep një oficer policie, por polici i thotë se nuk na lejohet të flasim me prindërit. Nga momenti që ai ishte 15-vjeç, duhet të më merrni mua në telefon ose psikologen.

Më thotë djali jam te komisariati nr. 2. I them policit që keni shoqëruar 2 fëmijë 15 vjeç në polici. Aty ishte po ky polici që kishte dhunuar djalin, por unë nuk e kisha parë videon. Ai më thotë se djali yt e ka gjuhën shumë të gjatë dhe tha se do i pres edhe letrat. Unë i them se çfarë ka bërë, mos ka vrarë, e ai më thotë se ka kundërshtuar policinë.

Ndërkohë vjen shefi i policisë dhe i them që keni marrë dy fëmijë 15-vjeçarë dhe ai më tha që të kërkoj ndjesë për këta dhe i liron dy fëmijët dhe djali im më puth në faqe. Po unë e pyes pse duhet të të puth dhe ai më tha se kur të vënë shqelmin në grykë duhet të përgjigjesha. Dhe kishte ënjtje në kokë. Aty u acarova.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore