Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ministrja e Arsimit Shahini: Përgëzoj nxënësit që denoncojnë, duhet ndryshuar kultura patriarkale

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar në lidhje me abuzimin ndaj një nxënëseje 15 vjeçare nga roja i shkollës 9-vjeçare, “Azem Hajdari” dhe tri personave të tjerë.

Ajo ka përgëzuar nxënësit që kanë gjetur kurajën të denoncojnë, por shtoi se është shumë e rëndësishme që të ndryshojë edhe mentaliteti patriarkal në vend, nga ku preken gratë dhe vajzat.

Shahini kërkoi ndihmën e mediave për këtë nismë.

“Përgëzoj nxënësit që gjejnë kurajën të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre, si hapi i parë dhe i domosdoshëm për të luftuar bullizmin dhe dhunën. Politika “shkolla si hapësirë e sigurt” do të ndihmojë në këtë drejtim. Por, duhet bashkëpunim i të gjithëve për të ndryshuar kulturën patriarkale që mundëson dhunën ndaj vajzave dhe grave.” Tha ajo.

Shahini më pas informoi për masat që do të merren nga ministria.

“Do të dyfishohet numri i psikologëve dhe punonjësve socialë dhe do të trajnohen për çështjet gjinore dhe për çështje të ngacmimit seksual dhe abuzimit seksual që të adresohen këto tema të ndjeshme sa më mirë që është e mundur në shkollë.

Janë vendosur protokolle të veprimit të shpejtë, në mënyrë që sapo të bëhet një denoncim, të përjashtohen nga puna ata që janë denoncuar dhe ata të ndiqen penalisht. Kjo tashmë ka ndodhur.

Do bëjmë fushatë sensibilizuese për nxënësit që tu tregojmë mbrojtjen që ju ofrojmë.”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore