Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Bota e alarmuar për koronavirusin, por rishfaqet një tjetër sëmundje e tmerrshme

Teksa e gjithë bota e ka vëmendjen të përqëndruar tek pandemia e koronavirusit të ri, që shkaktuar mbi 370 mijë vdekje në mbarë globin, në Republikën Demokratike të Kongos është rishfaqur një sëmundje e tmerrshme, e cila sikur i ishte lënë harresës këto kohë: ebola.

Sëmundja po përhapet në qytetin perëndimor, Mbandaka, më shumë se 1,000 kilometra larg një shpërthimi me të njëjtën virus, në lindje të vendit.  Ministri i Shëndetësisë, Eteni Longondo pohoi se katër persona që kanë vdekur në Mbandaka, janë konfirmuar si raste pozitive pas testimit në laboratorin kombëtar në Kinshasa.

“Kemi një epidemi të re të Ebolas ", tha ai duke shtuar se : “Shumë shpejt do të dërgojnë vaksinën dhe ilaçet”. Shpërthimi është konfirmuar edhe nga drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se : “Ky zhvillim është një rikujtesë e faktit se Covid-19, nuk është kërcënimi i vetëm me të cilin përballen njerëzit”.  Kongoja ka bërë përpjekje për t’i dhënë fund një shpërthimi gati dyvjeçar të Ebolas, pranë kufijve lindorë më Ruandën dhe Uganda.

Në muajin prill, autoritetet ishin shumë pranë afër shpalljes së fundit të shpërthimit të dhjetë të kësaj sëmundjeje që kur u zbulua ky virus në 1976, por një zinxhir i ri infektimesh është konfirmuar në lindje të shtetit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore