Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Virusi nuk ekziston”/ Plas në Itali, në krye të protestave ish-gjenerali i karabinierisë (FOTO)

Të mërzitur për shkak të mbylljes si pasojë e pandemisë, italianët kanë protestuar nëpër rrugët e Romës dhe Milanos, ndërsa pretendonin se ky virus as që ekziston.

Ndërsa kundërshtonin rregullat e ashpra dhe shkakun e mbylljes, protestuesit kërkonin që qeveria e kryeministrit Giuseppe Conti të zëvendësohet me një qeveri kombëtare, si dhe të kthehet lira italiane, një mesazh për daljen nga Europa, ose një Brexit i ri.

Bizneset italiane janë hapur pas një mbyllje prej më shumë se dy muajsh, por shumë italianë po kërkojnë që të largohen masat dhe gjithçka të hapet menjëherë.

Grupi, i udhëhequr nga ish-gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo, u mblodhën këtë mëngjes në Piazza Duomo në Milano, duke mos marrë parasysh masat e distancës sociale derisa askush nuk mbante maska për fytyrën. Këto kërkesa, vijnë nga ky shtet, që është ndër më të prekurit nga coronavirusi, me 232,644 të infektuar dhe 33,340 viktima.

[gallery ids="1065080,1065081,1065082,1065083,1065084,1065085,1065086,1065079,1065078,1065077,1065076,1065075"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore