Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Trump shtyn G7-tën: Duhet të vijnë dhe të tjerët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të shtyjë Samitin G7 të planifikuar për këtë vit, me qëllim që të ftojë edhe liderët e shteteve tjera që nuk janë pjesë e G7-ës.

"Nuk mendoj se përfaqëson në mënyrë të duhur atë çfarë po ndodh në botë. Është një grup i vjetër i shteteve”, deklaroi ai. Grupi G7, mikpritës  i të cilit do të jetë SHBA këtë vit, përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania.

Trump tha se Rusia, Koreja e Jugut dhe Australia e India duhet të ftohen gjithashtu. Për këtë qëllim, ka vendosur ta shtyjë deri në shtator samitin e parashikuar muajin që po hyn.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e refuzoi ftesën e presidentit amerikan për të marrë pjesë në takimin e shtatë ekonomive më të avancuara në botë.

“Marrë parasysh situatën me pandeminë, ajo nuk është pajtuar për pjesëmarrje personale dhe udhëtim drejt Uashingtonit. Ajo natyrisht se do të vazhdojë të vëzhgojë zhvillimet rreth sëmundjes”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore