Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Tiranë/ Shpërthimi i tritolit pranë hotelit të familjarëve të Ervin Matës

Shpërthim tritoli i vendosur në zonën e rrugës së Dibrës në Tiranë,  ishte i vendosur ndërmjet një lokali të njohur "Friends" dhe  hotel Victoria.

"Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasëse.  Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet" informoi policia e Tiranes përmes njoftimi të orës 00:05 (31 maj)

Report TV bën ditur  se hoteli në fjalë e zotëron familja e Ervin Matës. Ngjarja ka ndodhur në orën 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”. Tritoli i ishte vendosur hotelit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet.

Ervin Mata është një emër i njohur për policinë si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj.

Për këtë ngjarje nën akuzë janë vënë komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata.  Ai  akuzohet për Moskallëzimit të krimit dhe përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se është personi që ka ndihmuar komandon Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia kriminale e Tiranës.

 

 

https://youtu.be/XzYbkPL0d2o

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore