Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Tiranë, vihet pranë QSUT-së

Një shpërthim i fortë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Rrugën e Dibrës, në Tiranë. Shpërthimi ka ndodhur në një rrugë të ndërmjetme mes një hoteli dhe një lokali, ndërsa nuk dihet objektivi. Fillimisht u raportua se një bombol gazi ka qenë shkak i shpërthimit i cili ka qenë i fuqishëm dhe ka shkatërruar gjithcka.

 

Nga këqyrja paraprake është gjetur bombola e dëmtuar, por me mbërritjen e eksperteve është gjetur mbetje e lëndes plasëse e vendosur mes 2 godinave. Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e vendosjes së lëndës plasëse e dyshuar tritol.

"Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasëse.  Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet" informoi policia e Tiranes përmes njoftimi të orës 00:05 (31 maj).

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë  ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lokali "Friends" ku ka ndodhur ngjarja ka qenë i mbyllur, ndërsa si pasojë e shpërthimit janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet dhe zbuluar autorët.  Policia bën të ditur se sasia lënde plasëse shpërtheu në lokalin “Friends”, në pronësi të shtetasit Klevis Gozhita, i cili ka qenë i mbyllur.  Ndërsa pranë këtij lokali ndodhet edhe hotel Victoria

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore