Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Përlotet Tritan Kalo, ja mesazhi emocionues që mori nga nipi dhe i vëllai: Ti je i vetmi që kam në jetë!

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emsionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku moderatorja e njohur Arbana Osmani, i kishte rezervuar shumë surpriza.

Në studio e kishte ftuar nipi i tij, Glediani, i cili ishte i pranishëm aty dhe rrëfeu historinë e jetës e doktorit, dashurinë dhe rrespektin që kishte për të, si edhe ndihmën që Tritani i kishte dhënë këtë periudhë për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme.

Nga biseda që u zhvillua në studio Glediani tregoi se Tritani kishte dashur gjithmonë që të bëhej mjek dhe të ndiqte gjurmët e dajës së tij, zbuluesit dhe prodhuesit të parë të vaksinës për turbekulozin, Ali Molohollit.

“Të gjithë ne kemi qenë në merak për ty, pavarësisht se na çoje foto dhe video se ishe i mbrojtur. Dua të të falenderoj në emër të familjes, në emër të gjithë miqve tanë për të cilët je kujdesur dhe ke shëruar gjatë kësaj kohe”, ishte mesazhi i nipit për Dr. Kalo.

Pjesë e kësaj surprize të organizuar nga Glediani ishte dhe vëllai i Tritanit, Lulzimi i cili ishte larguar nga Shqipëria 30 vite më parë. Lulzimi nëpërmjet një video-mesazhi u shpreh: “Ti je në vijën e parë të luftës, prandaj të lutem kujdesu për veten tënde. Ti dhe bluzat e bardha jeni heronj për të gjithë ne. Dua të të them, të lutem kujdes, ti je i vetmi që kam në këtë jetë!”.

Kujtojmë se doktori së bashku me bluzat e bardha janë kujdesur që të infektuarit me Covid-19 të shërohen dhe t’i rikthehen jetës normale sa më shpejt. Tritani nëpërmjet dijeve dhe eksperiencës së tij si infeksionist gjatë gjithë kësaj periudhe ka dhënë këshilla se si të mbrohemi dhe se si të ulim rrezikun e infektimit nëpërmjet komunikimeve në media dhe profileve të tij personale në rrjetet sociale.

Ndërkohë vetë Tritan Kalo ka bërë një postim në profilin e tij në “Facebook”, ku tregon se ka patur emocione pa fund nga suprizat e shumta në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”

“EMOCIONE pa fund në mbrëmjen e sotme plot surpriza përgjatë emisionit të Top-Channel “Dua të bëj të lumtur”, me moderatoren shumë të njohur Arbana Osmanin…..Një surprizë plot zemër e dashuri e tim nipi, Gledian Llatja, si dhe e tim vëllai Lulzimit nga Athina, e mbeskave plot sheqer e dritë Viktoria e Emma, por edhe i vëllaçkos sim të vogël Ardian Leka, pa harruar aspak kontributin e çmuar të administratores sonë të palodhur Silvana Saqellarit…JU JAM SHUMË MIRËNJOHËS!!!”, shkruan Kalo në postimin e tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore